Berisha: Rama flet si “Don Zhuan” përpara grave socialiste

0
209

Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se flet si “Don Zhuan” përpara graves ocialiste.

Sipas ish-kryeministrit të vendit,Rama flet banalitete me gratësocialiste.

Statusi i plotë i Sali Berishës

Fol e fol nuk ka te sosur! 75 minuta llogore nga piktori deshtak per t’u paraqitur krenarisht si Don Zhuan paragrave dhe vajzave te PS!!

Te dashur miq, sot piktori deshtak mbylli ekranet televizive me llogorene e rradhes, fol e fol nuk ka te sosur, qe kete te shtune ishte fiks 75 minuta dhe qe kishte si permbajtje te vetme:

-Mashtrimin e paskrupullt se ai ne parlament nuk e kishte quajtur monster deputeten e PD, zonjen Albina Deda por e kishte quajtur moter, paçka se te pakten 65 vete, deputete dhe roje qe mbronin Ramen, qe ishin aty, e degjuan se ai i terbuar e quajti monster.

Por kete betim para grave te PS nuk ja besojne Rames as grate dhe bashkepuntoret me te aferta te tij, qe siç kane njoftuar mediat, kane provuar grushtat turinjve ne publik, thyerjen apo nxjerrjen e kraheve prej tij ne akcese terbimi.

Sidoqofte, Rama sot nuk beri gje tjeter veçse perseriti ate qe beri kur shkruajti ne FB dy vjet me pare, qe “te arrestohet me burg ministri Imami per korrupsion”, dhe vetem dy jave me vone deklaroi paturpesisht se ate status ne FB e tij nuk e kishte shkruajtur ai por ja kishin shkruajtur te tjere. Apo siç beri ne parlament kur do te shante me gjuhe halabaku si “maskara apo rrot k… “, dhe kur e dhane mediat me keto fjale, te denja vetem per te, tha se ai me ato fjale nuk po i drejtohej njeriu te veçante!

Te njejten gje, Rama, si mashtrues ordiner, tha dje se diten e enjte ne parlament ai me shprehjen “fute ate veze ne miter” nuk i ishte drejtuar nje deputeteje te PD por nje deputeti, a thua se sipas tij, veze, vezore dhe miter paskan burrat. Me kete genjeshter bajate ai deshmon se ai per te genjyer nuk njeh asnje kufi!

Ne llogorene e tij te gjate prej 75 minutash, ne nje audience me gra, nena, motra, vajza, shefi i ekzekutivit te mazhorances se qelbesirave, perdori pushtetin ekzekutiv per t’u paraqitur jo si kryeminister, me nje kod etik te caktuar, por si nje brigand, si nje birbo i vertet, sikur te ishte ne nje show me audience erotike apo pornografike dhe jo me gra, vjaza, familjare te rregullta dhe iu tha atyre me krenari, se ai ishte nje Don Zhuan madje dhe se s’mund te mos ishte nje feminist, sikur ato te kishin shkuar ne ate takim per ate qellim!

Koprolaline e tij te gjate e te neveritshme prej 75 minutash, Rama nuk harroi ta mbylli me apoteozen per Lindita Nikollen!!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here