Luan Rama nga Bujanoci: Ndjehemi krenarë me shqiptarët e Preshevës

0
143

Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim Luan Rama mori pjesë në Konventën e dytë të Partisë Demokratike, në Bujanoc të Preshevës.

Rama përshëndeti në emër të kreut të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta punimet e Konventës së dytë të PD-së së Bujanocit.

 “Përshëndes Partinë Demokratike të Bujanocit dhe shqiptarët e Luginës së Preshevës në emër të Ilir Metës”, theksoi Rama.

Partia Demokratike në Bujanoc, tha ai ndër të tjera, është zë i fuqishëm i shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

“Shqiptarët e Luginës së Preshevës janë shembull i qëndresës e patriotizmit”, tha Rama, ndërsa shtoi se me shqiptarët e Luginës së Preshevës të gjithë ndjehemi krenarë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here