Kume: Djegia e mandateve të opozitës e paprecedentë, Kuvendi tashmë me mision të pamundur

0
101

 

Ish-kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kristaq Kume, në një intervistë për Gazeten “Standard” ka komentuar djegien e mandateve të opozitës. Ai sqaron etapat proceduriale deri në djegien e mandateve, duke pohuar se nuk mund të konsiderohet dhe të realizohet dorëheqja nga mandate, si një vendim kolektiv, por vetëm si shprehje e vullnetit të çdo deputeti në vete.  I pyetur nëse mund të funksionojë parlamenti pa opozitën, Kume u shpreh se ky institucion e ka të pamundur që të plotësojë deri në fund misioni  e tij.

 

Intervisoi: Ermelinda Ndoja

 

Si e komentoni djegien e mandateve nga opozita, këtë akt të paprecedentë?

 

Vendimi që ka marr grupi parlammentar i partisë demokratike, për të djegur mandatet është një vendim i paprecedentë, një situatë e paprecedentë që po ndeshet vendi ynë, por që nga Partia Demokratike konsiderohet si e vetmja mundësi për të bërë ndryshimin e madh. Në funksion të ndërimit të institucioneve demokratike, në funksion të qeverisjes së vendit të realizimit të objektivave që ka shoqëria jonë për tu ndëruar si një shoqëri demokratike. Të shikohet se çfarë mund të sjellë vendimarrje e tillë deri në fund, pasi tani është hapi i parë, pritet të shihet si mund të jetë, natyrisht situata që prodhon një vendimarrje e tillë në aspketin politik, është një situatë komplekse. E cila nësë nuk do të investojë klasa politike për ta zgjidhur, mund të prodhojë efekte të padeshirueshme sociale.

 

2- Çfarë do ndodh deri në djegien e mandateve, cilat janë procedurat?

 

Pasi grupi parlamentar i partisë demokratike duhet të ketë përfunduar vendimarrjen për djegjen e mandateve që do të thotë dhe këshilli kombëtar duhet të ketë marrë të njëjtin vendim, duhet për ta realizuar këtë gjë, që çdo deputet i partisë demokratike të bëjë deklarten për dorëheqjen nga mandati, përpara komisionit të mandateve në kuvendin e Shipërisë. Nuk mund të konsiderohet dhe të realizohet dorëheqja nga mandate, si një vendim kolektiv, por vetëm si shprehje e vullnetit të çdo deputeti në vete. Pas kësaj Kuvendi i Shipërisë për çdo rast duhet të njoftojë për vakancen e krijuar Komisioni Qendrore të Zgjedhjeve, i cili brenda një periudhe të caktuar maksimumi 30 ditë duhet që të marrë vendimin për ti dhënë mandatin e krijuar nga vakanca, kandidatit  të partisë demokratike, që është një nisëm e këtij subjekti në zonen zgjedhore përkatëse. Duhet që edhe ky kandidatë të shpreh e pranon apo jo mandatin, dhe në qoftë se mund të ndodhë që të gjithë që janë në listë të pranojnë mandatin, jemi në kushtet ku shteron si e tillë lista e partisë demokratike, dhe pastaj duhet kaluar në zgjedhjen ligjore që parashikon kodi zgjedhor për mandatet në vakancat e krijuara. Që do të thotë sipas asaj mënyres që e lexojë unë do të jetë e drejta e kandidatëve në listat e subjekteve zgjedhore që kanë garuar në zgjedhjet e 2017 për të marrë mandatet e Shqipërisë. Dhe kjo për mua është më rëndësishme sesa aspketi formal jurik sapo thamë.

 

3- Si e cilësoni ju, a mund të funksionojë një parlament pa opozitën?

 

Zgjidhja për mua në këtë rast nuk duhet të kërkohet të realizohet duke përdorur mekanizima legjislativ, që jep kodi Zgjedhor por duke e trajtuar si një problem, ngërç shumë të fortë dhe situatë shumë komplekse politike. Dhe që duhet të zgjidhet me instrumenta politik, nuk ka nevojë fare që të realizohet kjo gjë, pra vënia e madatit të kandidatit pasardhës, pra që të mund të funksionjë Kuvendi Shqipërisë, sepse me këtë strukturë politikë që ka ky kuvend, pra me numrat që ka mazhoranca aktuale, kuvendi si institucion, funksionon në kuptimin formal të fjalës, por se çfarë realizon ky është problem i madh. Me këtë vendimarrje të opozitës në këtë kuvend më gjysmëm e përfaqësimit, për mendimin tim as më shumë as më pak veprimtaria e tij do të jetë formale. Dhe pak efekte të deshirueshme, jo në plotësim të detyrës që ka ky institucion i cili sipas Kushtetutës, sot është sipas rregullave sipas të cilave kërkojmë të vendosim në këtë qeveri. Është një institucion që ka mazhorancë dhe opozitë dhe së bashku realizojnë atë që merr përsipër ky institucion, pra vendimarrje në emër të popullit, të zgjedhësve shqiptarë. Nuk do të jetë një parlament jo legjitim në kuptimin formal të fjalës, pasi deputetët e mazhorancës janë legjitim aty. Por në një institucion i cili nëse në kemi parasysh rregullin që kërkojnë ti vendosin qeverisë, e ka të pamundur që të plotësojë deri në fund misioni  e tij. Dhe vendimarrjet do të jenë pasqyrimi i vetëm një pjesë të elektoratit të asaj pjesë që ka votuar për mazhorancën dhe aspak një rezultat që mund të sjellë pjesa tjetër.Opozita me përkushtim me diskutim, dhe atë që opozita ka mision për të realizuar në kuvendin e Shqipërisë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here