Gjykata e Lartë ndryshon masën për Armando Prengën, i lirë të paraqitet edhe në parlament

0
209

Pasi ka qëndruar për disa muaj në arrest shtëpie deputeti socialist Armando Prenga që nga kjo e premte është i lirë të dalë madje të frekuentojë edhe parlamentin. Me nje vendim të marrë mesditën e 19 shkurtit 2016, Gjykata e Lartë ka zbutur masën e sigurisë për deputetin duke e lënë në detyrim paraqitje. Ndërkohë ëshë refuzuar kërkesa për gjykim të shkurtuar

Deputeti Armando Prenga mund të frekuentojë foltoren e Parlamentit pavarësisht se çështja ndaj tij është ende në gjykim.

Kjo pasi Gjykata e Lartë zbuti masën e sigurisë për deputetin nga “arrest ne shtëpi” ne “detyrim për tu paraqitur ” ndërsa refuzoi kërkesën e dytë per gjykim të shkurtuar, me argumentin se çështja nuk mund te zgjidhet në gjëndjen që janë aktet.

Pas daljes nga gjykata avokati Maksim Haxhia tha se me ndryshimin e masës së sigurisë Prenga është i lirë të shkojë në parlament

Maksim Haxhia: Unë nuk di që të ketë nodnjë vendim të komisionit të mandateve që është hequr mandati i zotit Prenga, kështu që ai është një deputet si gjithë të tjerët dhe do ta ushtrojë të drejtën e tij për të marrë pjesë në Parlament.

Deputeti Armando Prenga akuzohet nga prokuroria per tre akuza armëmbajtje pa leje, plagosje e lehtë dhe kanosje për jetën.

Ngjarja për të cilën akuzohet ndodhi në 8 shtator ne qytetin e Laçit ku Prenga u përfshi në një konflikt me familjen Çali nga Patoku, për Lagunën e Patokut. Si rrjedhoje e konfliktit dy persona mbetën të plagosur ndërsa  sipas prokurorisë deputeti ka qëlluar me një armë të cilën nuk e kishte me leje

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here