Kryemadhi: Rama ka dështuar nëse nuk ikën vetë, ta largojmë me luftë…

0
180

Kryetarja e LSI-së Monika kryemadhi tha se Edi Rama duhet të largohet vetë nga qeveria, pasi ka dështuar në gjithçka.

E ftuar në emisionin ‘Të pa ekspozuarit’ Kryemadhi deklaroi se nëse Rama nuk ikën vetë, atëherë duhet larguar me luftë.

Ndërsa shtoi se që prej ditës së sotme opozita është me popullin, dhe do të ndjekë çdo veprim të popullit. ‘Rama ka dështuar kudo. Ka dështuar në Shëndetësinë falas, ka dështuar në arsim, ka dështuar në sigurinë dhe rendin, ka dështuar në luftën kundër drogës, në rritjen ekonomike, zhvillimit ekonomik, ka pasur sukses vetëm në kanalizim.

Gjithashtu ka dështuar edhe sot e pranoi, se dështoi në bashkëqeverisjen me qytetarët. Pra ky kur ju vendosi taksën qytetarëve nuk i pyeti ata. Rama duhet të iki vetë po ti dhimbset vetja. Por në rast se nuk ikën vetë, populli i Kukësit i dha një mësim opozitës, dhe për një diktator gjëja më normale ëhstë të largohet ,me luftë. Unë do të ndjek popullin nga mbrapa.  Po flasim për situata me problematike konkrete’, deklaroi Kryemadhi.

Qëndrimet e Kryemadhit

Kryemadhi:  Edi Rama ka dështuar në luftën kundër drogës, në siguri dhe rend, në rritjen ekonomike. Ka dështuar edhe në bashkëqeverisjen me qytetarët pasi i vendosi taksën qytetarëve dhe dështoi. Ky në fakt duhet të iki vetë dhe populli i Kukësit i dha një mësim opozitës në radh të parë dhe sjellja e tij është kthyer në një diktator kriminal. Unë do ndjek popullin nga mbrapa, fjala politike mbaroi.

Kryemadhi foli edhe për taksën e Rrugës së Kombit, si dhe protestën e opozitës.

Kryemadhi: Populli e detyroi opozitën që të bëhet pjesë e kësaj proteste, e cila deri dje mundohej të bëntë një opozite parlamentare, evropiane. Reagimi nga pala tjetër ka qenë inekzistent dhe arrogancë e jashtëzakonshme. Nëse një shtëpi braktiset normal që kalimtarët dhe hajdutët do ta vjedhin, edhe ne kemi lënë pa zot rrugët spitalet, shkollat, etj, dhe po na çon kësaj llogjike që po bënë qeveria sot, që vendos taksa. Sot çdo makinë shqiptare paguan tetë mijë lekë në vit për Rrugën e Kombit, është 35 milion euro në vit në total, pra paguajmë akoma të fshehur taksën Majko. Populli po paguan nga viti 2002 deri më tani, akoma rrugën e kombit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here