Shkodër/ Ambasadori i Zvicrës: Rruga drejt Europës vetëm nëse mirarohet reforma në drejtësi

0
31

Ambasadori i Zvicrës në Shqipëri Christoph Graf nuk ka nguruar t’i kujtojë klasës politike se rrugëtimi drejt Europës do të vijojë vetëm nëse miratohet reforma në drejtësi. Ai theksoi se dialogu duhet të jetë kryefjalë e këtij proçesi për të gjitha palët.

Christoph Graf, ambasadori i Zvicrës në Shqipëri: Për mendimin tim është e rëndësishme që të gjitha palët të përfshiohen në dialog. Vetëm pjesëmarrja dhe dialogu do lejojë që procesi të ndodhi, dhe besoj se kjo nuk do të jetë një ditë shumë e largët. Të gjithë janë të vetdijshëm që kjo reformë është rruga drejt integrimit evropian.

Për Byronë e hetimit, ambasadori Graf nuk pranoi të bëjë komente nga Shkodra ku ishte me ministrin e shtetit për çeshtjet vendore Bledi Çuçi.

I pyetur për borxhet e trashëguara tek bashkitë e reja nga ish komunat, ministri tha se po punohet për gjetjen e një zgjidhje përfundimtare, ndërsa nuk përjashtoi mbajtje përgjegjësie për shkelësit e ligjit.

Kryebashkiakja e Shkodres Voltana Ademi shfrytëzoi takimin për të bërë edhe një rezyme të punës së institucionit që drejton, si dhe shpalosi prioritetet strategjike për vitin në vazhdim. 74 shërbime ofrohen për qytetarët, e që përveç bashkisë qender shtrihen edhe në Dajç e Velipojë, për tu pasuar më pas në të gjitha njësitë vendore.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here