Basha: Sukseset e Ramës ekzistojnë vetëm në fantazinë e tij të sëmurë, është shtuar papunësia

0
158

Kryetari i PD, Lulzim Basha, në një deklaratë për shtyp pasditen e së premtes, ka akuzuar kryeministrin Rama se mbulon dështimet e tij me propagandë partiake.

“Sa më të mëdha dështimet e korrupsioni, sa më thellë shkon varfëria e papunësia, aq më shumë çirret propaganda e atij që i ka kthyer me kohë kurrizin qytetarëve dhe realitetit, e qëndron mbyllur në salla duartrokitjesh të mbushura me nëpunes që kërcënohen nëse nuk brohorasin udhëheqësin”, ka deklaruar Basha.

Sipas kreut të opozitës, “përpara se të ndosë përsëri ambjentin me suksese që ekzistojnë vetëm fantazinë e tij të semurë, shefi i hajdutëve të konçesioneve e tenderave, kreu sot dy akte të rënda”.

“Më së pari nxorri krejt të lirë deputetin gangster Armando Prenga, që me dorën e tij shkaktoi gjakderdhje brenda në komisariat dhe pak më vonë kërcënoi me shkarkim nga detyra Presidentin e Republikës”, ka thënë Basha.

“Mercenari Prenga, nën akuzë për plagosje e armëmbajtje pa leje, i lirë. Presidenti i vendit nën paralajmërim, sepse ka vonuar dekretimin e zgrapësit Ahmetaj, çarter-kleptokrati që duhet sa më shpejt të nisë punën për konçesionin e TVSH për Olsin”, ka vijuar kreu i PD.

Ai është shprehur më tej se, “këto janë standardet e këtij kryeministri”, që sipas tij “po kërkon me forcë një fund si të 20 shkurtit”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here