Apple kundërshton FBI-në, nuk pranon të zhbllokojë telefonin e një terroristi

0
190

Kompania amerikane, gjigandi i teknologjisë Apple kundërshton hapur FBI duke i refuzuar agjencisë amerikane të inteligjencës, që të zhbllokojë telefonin e një prej terroristëve të Los Angelos, i përfshirë në masakrën e San Bernardino.

Shefi ekzekutiv Tim Cook ka thënë se kompania nuk ka ndërmend të krijojë një derë të pasme të iPhone dhe si rrjedhojë të publikojë të dhënat e klientëve të saj.

Ai e ka quajtur kërkesën e FBI të rrezikshme, duke e argumentuar se nuk ka asnjë lloj precedenti të mëparshëm që një kompani të detyrohet të publikojë të dhënat e klientëve të saj dhe këtë nuk do ta bëjë as në vijim në asnjë rast.

Nga kompania Apple, FBI ka kërkuar zhbllokimin e telefonit që i përkiste njërit prej terroristëve të masakrës së San Bernardinos, që ishte një telefon i tipit IpHopne, pasi mund ti ndihmonte ata që të hidhnin dritë mbi lidhjet e tij me rrjetin më të gjërë të terroristëve.

“Kemi sigurisht një respekt të madh për profesionistët e FBIdhe punën e tyre, duke besuar në qëllimet e tyre pozitive. Deri në këtë pikë kemi bërë gjithcka kemi mundur brenda ligjit për ti ndihmuar. Por tashme qeveria na ka kërkuar dicka që ne nuk e kemi dhe e konsiderojmë shumë të rrezikshme për ta krijuar. Na kanë kërkuar të krijojmë një derë të pasme për iPhone” tha Tim Cook, shefi ekzekutiv i Apple.

Ka qënë një gjykatë në SHBA, ajo që e ka urdhëruar Apple që të ndihmojë zyrën federale të FBI që të investigojë dhe të ketë akses në telefonin iphone të Syed Rizvan Faruk, një nga vrasësit e dhjetorit të vitit të shkuar.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here