Rama flet për krizë, Berisha e demaskon: 2021 viti kampion i prodhimit të energjisë

0
149

Sali Berisha nga Foltorja Kuvendit u shpreh se fatkeqësitë për kombet janë zhvillimet më të padëshiruara por ato bëhen drama të vërteta kur kanë në krye një qeveri e cila në çdo hap, çdo zhvillim dhe çdo moment ka dorën e vet të zezë, gishtin e vet të zi.

Berisha: Keni parë ministra të cilët vrapojnë nëpër dyqane për t’ju gënjyer ju se u qan zemra nga çmimet e rritura, spekulimet të lidhura direkt me xhepin e tyre. Keni dëgjuar ministra, vetë kryeministrin të rrahë gjoksin për suksesin në luftë kundër Covid duke shpallur mbi 20 mijë të vdekur, një numër kaq të lartë sa në asnjë vend të Evropës. Janë njerëz ata nuk janë numra, të cilët ikën. Covidi është vdekjeprurës, por pse në Shqipëri të jetë 3 herë më vdekjeprurës se në BE?

Dorëheqje? Berisha: Me bllofin nuk luhet, Bashizmi u arkivua me ikjen e Lulit
Berisha u shpreh se kjo vdekshmëri ka si bazë vjedhjen. Sipas tij, në Shqipëri tregoheshin filma me kodra me të vdekur gjatë kohës së pandemisë. Ai akuzoi qeverisë se është përgjegjëse për kthimin e fatkeqësive në dramë dhe tragjedi. Berisha u ndal edhe te kriza energjitike.

Berisha: Lajmëtari i pari i rritjen së energjisë është vetë kreu i qeverisë. Nuk ndodh të bëhet zëdhënës i kompanive të naftës pa pasur aksione të veta në ato kompani. Ç’është kjo kokëfortësi e tmerrshme nuk lëviz dot taksat unë? A e dini ju që Shqipëria ka energjinë me koston më të ulët në Evropë se është energji ujore. A e dini që viti 2021 është viti kampion i prodhimit të energjisë në Shqipëri. Janë prodhuar 8.9 terawatt, 5.3 terawatt është konsumi tarifor. A e dini çfarë ndodh? Janë eksportuar terawatt të tërë. Kush e di çmimin? Hajdutët e mbajnë sekret çmimin.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here