Akuzat ndaj 9 imamëve, gjykata do të ridëgjojë përgjimet ambjentale

0
128

imamet1Gjykata e Krimeve të Rënda, e cila po gjykon 9 imamë të vetëshpallur për rekrutim të personave me qëllim për t’i dërguar në luftime dhe akte terroriste në Siri, ka pranuar të ridëgjojë përgjimet ambientale që janë kryer në Xhaminë e Unazës së Re.Ky veprim i gjykatës u diktua nga kërkesa e ish-imamit të xhamisë tek Unaza e Re, Genci Balla, një prej të pandehurve të këtij procesi, sipas të cilit, transkripti i përgjimeve ambientale i kryer nga prokuroria, nuk u përgjigjet fjalëve dhe ligjeratës që janë mbajtur në xhami. Për këtë arsye, gjykata po dëgjon dhjetra orë të përgjimeve ambientale, ku dëgjohet ish-imami Genci Balla, që ligjëron “sesi duhet të jetë një besimtar i vërtetë. I pandehuri Genci Balla i ka kërkuar gjykatës që të vlerësojë si të papërdorshme transkriptet e përgjimeve të bëra nga prokuroria dhe të marrë në konsideratë, konteksin e ligjeratës që dëgjohet në sallën e gjyqit.  Pretendime të tilla edhe për përgjime telefonike kanë patur dhe të pandehur të tjerë në këtë proces, për të cilat gjykata pritet të shprehet në fund të shqyrtimit.

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency