Bombula që plagosi 26 persona në lokal ishte e ndryshkur dhe e çarë

0
186

 

bombola e gazit lokali ne pogradec (1)Një ditë pas prag-tragjedisë në një lokal në fshatin Berograzhd të Pogradecit, policia arrin të nxjerr përgjegjësitë e para. Vihet në pranga 20 –vjeçari Romario Moçka, identifikuar si pronar i lokalit. 9 prej të plagosurve në gjendje kritike

 

Alma Çuka

 

Bombula që shpërtheu në ambjentet e lokalit në fshatin Berograzhd të Pogradecit, ishte e amortizuar.  N ëkëtë konkluzion ka dalë policia e cila gjatë mbrëjes së të hënës dhe ditës së djeshme ka kryer ekspertizën në vendin e ngjarjes. Sipas të dhënave të policisë, shpërthimi ndodhi si pasojë e rrjedhjes së gazit nga një e çarë që kishte pësuar bombula. Ndërkohë që soba me dru e cila ndodhej shumë pranë saj, ka provokuar flakët. Gjithçka ka ndodhur brenda pak minutave. Pas përhapjes së flakëve të gjithë djemtë e rinj që ndodheshin në lokal kanë bërë të pamundurën për tu larguar me shpejtësi. Disa prej tyre janë hedhur edhe nga kati i tretë i ndërtesës. Ekspertët e policisë deklaruan se bombula që shpërtheu ishte gërryer nga ndryshku aq shumë sa presioni i gazit e çau. Rreth 30 të rinj u plagosën, por 26 prej tyre u prekën më shumë nga flakët. Ata morën plagë në fytyrë, duar e pjesë të tjera të trupit. Personat që u “përpinë” nga flakët u ndihmuan nga banorët e fshatit duke u dërguar fillimisht në spitalin rajonal të Pogradecit e më pas drejt pavionit të djegieve plastike në Tiranë.

Çfarë thanë dëshmitarët
“Llahtar pamë këtu. Një kokë të djegur, një kurriz e një këmbë. I shuam ca me ujë, ca me plaçka. Ç’të bënim. Policia erdhi në kohë, por ne bëmë të pamundurën që t’i dërgonim të plagosurit në spital me makinat tona”. Kështu është shprehur një prej dëshmitarëve të ngjarjes që për pak u kthye në tragjedi. Eri Hamolli, vetëm 14 vjeç, ndodhej në lokal pasditen e së hënës. Flakët e kanë dëmtuar atë shumë rëndë, duke i shkaktuar djegie në 50 përqind të trupit. Babai i të miturit ndodhet në emigrim, ndërsa ai jeton me nënën dhe motrat. Nëna kërkon ndihmë për të birin. Ai ndodhet në reanimacion. Bashkë me të ëjanë edhe 9 të plagosur të tjerë të  dëmtuar në një shkallë të rëndë. Familjarët e tyre kërkojnë ndihmë nga shteti për t’i transportuar në një spital më të specializuar jashtë vendit. Por mjekët e spitalit të djegieve plastike shprehen se në gjendjen aktuale, ata nuk mund të transportohen. Situata nuk është edhe aq e mirë për të paktën 9 të plagosur që ndodhen në reanimacion.  Nëna e 14 vjeçarit kërkon ndihmë nga kryeministri për të shpëtuar djalin e saj. Ajo rrëfen se pas ngjarjes nusja e shtëpisë i kishte thënë të dilte të shihte se çfarë kishte ndodhur. “Dola zbathur, ashtu siç isha. Nuk dua gjë tjetër nga kryeministri, vetëm të më shpëtojë djalin” thotë nëna e Eri Hamollit. Kur kishin kaluar pak momemnte nga shpërthimi, policia shoqëria në komisariat pronarin e lokalit Romaria Moçka, duke e arrestuar atë  në flagrancë. Ndërkohë banorët e fshatit thanë se si pronar të lokalit njihnin  babain e tij. 20-vjeçari akuzohet për plagosje pa dashje. Ndërkohë, mjekët e spitalit të djegieve plastike u shprehen se kanë nën kujdes të plotë të plagosurit që ndodhen në repart. Të pyetur nga gazeta ata thanë se vetëm 9 prej të plagosurve janë në gjendje më të r ëndë, pasi kanë pësuar djegie në 30-50% të trupit. Pjesa tjetër, pra rreth 17 të plagosur janë në gjendje më të stabilizuar. Ata kanë marrë djegie më të lehta. Të gjithë të plagosurit nga shpërthimi janë marrë në pyetje nga policia për të sqaruar dinamikën e ngjarjes.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency