Berisha: Amnistia fiskale, goditje shumë e rëndë për bizneset dhe reputacionin e vendit!

0
167

Ne konferencen e perjavshme me gazetaret, kreu i PD foli per amnistine fiskale te propozuar nga qeveria.

“Problemi i parë që do të paraqes sot është Amnistia fiskale, një akt me pasoja katastrofale për rendin dhe sigurinë dhe për biznesin në Shqipëri.

Duke përshëndetur të gjitha reagimet brenda vendit dhe të huaja, të bëra kundër këtij akti, paralajmëroj gjithashtu qeverinë se amnistia e saj fiskale është  një goditje shumë e rëndë për bizneset e ndershme, për reputacionin e vendit, është një goditje shumë e rëndë për rendin dhe sigurinë në Shqipëri,”deklaroi sot, Kryetari i PD-së, Sali Berisha, në nisje të konferencës së përvajshme të shtypit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here