Mbyllet takimi me demokratët në SHBA/ Foltorja e rradhës, me studentët e dhjetorit në prag të vizitës së zyrtarit amerikan

0
114

Foltorja e organizuar me demorkatët në SHBA u mbyll me premtimin e ish kryeministrit Sali Berisha se në të gjithë vendin do të organizoheshin protesta të vazhdueshme për të rrëzuar qeverisjen e kryeministrit Edi Rama.

Në njoftimin përmbyllës, Floriana Garo tha se foltorja e rradhës do të organizohej me studentët e dhjetorit të vitit 1990 dhe ata aktualë në datën 8 dhjetor.

Floriana Garo: Më vjen keq por duhet ta mbyllim foltoren e sotme, ju njoftojmë për foltoren e rradhës në datën 8 dhjetor me studentët e dhjetorit dhe me studentët e sotëm.

Foltorja e caktuar me studentët e dhjetorit të vitit 1990 dhe me studentët e sotmë, përkon në prag të vizitës që përfaqësuesi i SHBA-ve , Gabriel Escobar pritet të mbajë në vendin tonë në datën 9 dhjetor ku ka njoftuar se do të takohet me kryeministrin Edi Rama dhe me kryedemorkatin, Lulzim Basha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here