Studimi, po rritet jetëgjatësia, njerëzit plaken 10 vjet më vonë

0
156

rritet jetgjatesia“Unë po deklaroj se ne kemi shanse 50-50 që brenda 25 viteve të ardhshme ta çojmë plakjen në një nivel vendimtar të kontrollit mjekësor, pra ta mbajmë atë nën kontroll mjekësor”

 

Një studim gjigant ka dizajnuar “hartën” e gjendjes shëndetësore të popullsisë së planetit, që prej vitit 1970 jetojmë mesatarisht 10 vjet më shumë. Më shumë se dhjetë vite pune, rreth 500 kërkues të përfshirë, 187 vende të analizuara dhe 291 lloj gjendjesh të studiuara me detaje, mes sëmundjeve, dhunës, shqetësimeve të vogla dhe mëdha, mes sëmundjeve, dhunës, apo incidenteve që kërcënojnë trupin dhe mendjen e njeriut. Janë shifrat e studimit më të madh mbi shëndetin në botë të kryer ndonjëherë, të cilit i është kushtuar gjithë numri i revistës angleze “The Lancet”. Qëllimi? Të kuptojmë se si kanë ndryshuar sëmundjet në këto dhjetë vitet e fundit, se kush prej tyre merr më shumë jetë njerëzish apo rrezikojnë më shumë shëndetin tonë, dhe të ofrojnë të dhëna për ata që duan të programojnë politikat shëndetësore të së ardhmes. Me pak llogari të vogla, del se bilanci është pozitiv: jetohet më gjatë (nga 1970 në 2010, jetëgjatësia e njerëzve është shtuar me dhjetë vjet) dhe se uria dhe sëmundjet e lidhura me varfërinë marrin sot më pak jetë sesa dikur.

Tendencat lokale

Por kërkimi jep një panoramë të qartë edhe të tendencave specifike në disa rajone të botës. Situata më dramatike është ajo e Afrikës në jug të Saharasë, ku AIDS dhe malaria shkaktojnë më shumë vdekje se kudo tjetër. Po ashtu aty vdekjet nga komplikacionet me shtatzëninë dhe lindjen apo infeksionet në ditët e para të jetës, janë ende në krye të klasifikimit të shkaqeve të vdekjeve. Një rast më vete është edhe Amerika Latine ku dhuna dhe vrasjet përfaqësojnë shkakun e parë të vdekjeve, ndërsa rëndësia e sëmundjeve që rrjedhin nga abuzimi me alkoolin në Evropën Lindore dëshmon për dështimin e politikave për të eliminuar këtë problem. Në fakt, infarktet, iktuset dhe tumoret e rrugëve të frymëmarrjes janë në 3 vendet e para në klasifikimin e shkaqeve të vdekjes në SHBA dhe Evropën Perëndimore, duke theksuar kështu rëndësinë e duhanit në këto patologji.

Hipoteza

“Unë po deklaroj se ne kemi shanse 50-50 që brenda 25 viteve të ardhshme ta çojmë plakjen në një nivel vendimtar të kontrollit mjekësor, pra ta mbajmë atë nën kontroll mjekësor”, – tha dr. De Grey gjatë një interviste të bërë pak para mbajtjes së një leksioni në Institutin Mbretëror Britanik të Shkencës. “Dhe ajo që dua të them është pikërisht lloji i njëjtë i kontrollit mjekësor që kemi kundër sëmundjeve infektive të kohës sonë”, shton profesori britanik. Duke nënkuptuar se nëse mjekët punojnë për kurimin e plakjes së njeriut, ashtu siç punojnë për eliminimin e sëmundjeve ngjitëse, arrijnë ta frenojnë plakjen që shkaktohet nga sëmundje të ndryshme joinfektive. Dr. De Grey thotë se do të vijë një kohë kur njeriu do të vizitojë mjekun për një “mirëmbajtje” të rregullt të trupit të tij. E ardhmja e afërt, pohon mjeku, përfshinë gjetjen e terapive për qelizat embrionale, përtëritjen e sistemit imunitar dhe një sërë teknikash të tjera të përparuara mjekësore për të ruajtur formën e mirë fizike dhe mendore të njeriut. Ndaj mjeku i njohur britanik pohon se nuk ka asnjë pengesë që njeriu të rrojë njëmijë vjet apo më shumë, mjafton që t’i jepet mundësia përmes mirëmbajtjes fizike të vazhdueshme.

 

 

 Mjetet me të cilat kuroheshin njerëzit 2000 vjet më parë

Vaj ulliri, majdanoz, dyllë blete, rrëshirë pishe… këto ishin mes elementeve që të lashtët përdornin për kurim. Ilaçet e më shumë se 2 mijë viteve më parë janë zbuluar në disa rrënoja të një anijeje romane. Arkeologët që kanë studiuar anijen në brigjet toskane, Itali, thanë se kanë gjetur një kuti me ilaçe që datonin ndërmjet viteve 140 dhe 130 para erës sonë. Ata besonin se ilaçi ishte një trajtim i lashtë i syve dhe thanë se zbulimi ofron një këndvështrim mbi zanafillën e ilaçeve. Analiza të pilulave, të cilat besohet se mbaheshin në sëndukun e një mjeku, zbuluan se ato përmbanin vaj ulliri, rrëshirë pishe, e cila ka elemente antibakteriale, dyllë blete dhe niseshte. Ato përmbanin gjithashtu një oksidues hekuri dhe yndyrë kafshësh, si dhe karotë, rrepka, majdanoz, selino dhe lakër. Studiuesja e parë në këtë kërkim, Xhana Xhaki, kimiste në Trashëgiminë Arkeologjike të Toskanës, tha për BBC-në se “studimi nxjerr në pah kujdesin, edhe në kohërat e lashta, në zgjedhjen e një miksimi kompleks produktesh, me qëllim që të marrin efektin e dëshiruar terapeutik dhe ndihmën në përgatitjen dhe aplikimin e të njëjtit ilaç”. Ajo shtoi se forma e pilulave tregonte se ato përdoreshin për të mjekuar sytë. Alein Touveid, drejtor shkencor i Institutit për Ruajtjen e Traditës Mjekësore, në Uashington DC, tha se këto pilula mund të përdoreshin edhe për të mjekuar plagët. Anija, e quajtur “Relitto del Pozzino”, u zbulua në vitin 1974 në Gjirin e Baratit dhe besohet se ishte anije tregtare që lundronte nga Greqia.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency