Basha: Kamerat e trupit mashtrim i qeverisë

0
215

Basha_konference_tek_salla_bluPas prezantimit të projektit të ministrisë së Brendshme për pajisjen me kamera trupi efektivët e policisë ka reaguar dhe shefi i opozitës Lulzim Basha . Në rrjetin e tij ssocial ai e cilëson këtë projekt propagandë mashtruese dhe asgjë më shumë.  „Çdo teknologji që shton sigurinë e lufton krimin është e mirëpritur, por e gjitha mund të shkojë në të kundërtën, kur bie në duart e gabuara. Kush do ti shohë kamerat kur Ministri i Brendshëm takohet dhe ndërmjetëson me vrasësin me pagesë në zyrën e tij dhe në vilat qeveritare ne plazh? Çfarë do të bëjë Saimir Tahiri me këto pamje, që ai vetë i regjistron?

Kush do ti shohë e kontrollojë kamerat kur Saimir Tahiri, apo dhe shefi i tij, takohen e rakordohen me makinë me bandat dhe banditet? A do të funksionojnë kamerat kur Emiliano Shullazi të futet në doganë me makinë të blinduar, pa lënë gjurmë e nishan? A do të ketë kamera kur ngrihet trau i doganës për miqtë e Edi Ramës, që kalojnë naftë e cigare kontrabandë? Sigurisht, ky nuk ka këtë plan. Kamerat e tij, thjesht s’do të punojnë, ose do të jenë me defekt teknik, kur vjen puna për të pasqyruar lidhjet e tmerrshme që ai ka me krimin” shkruan Basha.

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency