Sevilla triumfon ndaj Levante

0
206

sevilla-levante-13Goli i Kevin Gameiros pas vetëm 50 sekondash lojë ishte mënyra më e mirë për Sevijan për të nisur një ndeshje që duhet ta fitonte.  Skuadra e Unay Emery triumfoi 3-1 në “Ramon Sanchez Pizjuan” ndaj Levantes, që nuk i mjaftoi goli në debutim i Giuseppe Rossit për të marrë një rezultat pozitive që do të ishte një shkundje në klasifikim për ekipin e vendit të fundit në renditje. Ashtu si Gameiro shënoi në fillimin e ndeshjes, ashtu bëri dhe Ibarro vetëm pak sekonda pas fillimit të pjesës së dytë, me francezin që i ktheu asistin kolegut të tij të skuadrës për golin e 2-0. Finalizimi i Giusseppe Rossit pas një gafe të rëndë të portierit Rico nuk arriti të ndryshojë dot fatin e sfidës, pasi Konoplyanka shënoi në gol fantastik në minutën e 76-të duke mbyllur ndeshjen në momentin më të mirë të Levantes. Me këtë fitore Sevilla ruan vendin në zonën Europiane ndërsa Levante nuk arrin të ngjisë dot shkallët në renditje.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency