Ajaksi barazon pësëri

0
159

Feyenoord-AjaxNjë tjetër barazim për Ajaksin, që i rikthehet ndjekjes së PSV Eindhovenit. Heracles në kryeqytet dhe Roda në Kerkrade, bënë që Ajaks dhe De Boer të rinisen në kërkim të kreut. 49 pikë në 21 javë mund të ishin më shumë, në rast se miqtë nuk do të hidhnin tej avantazhin e dyfishtë në sfidën ndaj Rodas. Milik dhe El Ghazi shënuan për Ajaks, ndërsa Poepon do të ngushtonte për Roda-n, përpara pushimit. Pjesa e dytë ishte një duel mes dëshirës së vendasve dhe administrimit të miqve. Zëvëndësimet e De Boer nuk dhanë rezultat në ndryshim nga Kalezic që duke dërguar Ngombo në fushë, siguroi 1 pikë të artë për qëndrimin në kategori. Feyenoord vazhdon të qëndrojë i shkëputur nga dy kryesueset duke regjistruar një tjetër rezultat zhgënjyes pasi u mposhtën 2-0 në “De Kuip” nga Ado Den Hag, që shënoi nga një gol për cdo pjesë me Jansen dhe Zu.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency