Juventusi koleksionon fitoren e 12-të radhazi

0
180

Paulo-Dybala-Juventus-21-717x478Juventusi fitoi 4-0 në fushën e Chievo-s, duke regjistruar suksesin e 12-të radhazi në Serinë A. Rekordi i barazuar me ekipin e Conte-s në edicionin 2013-’14 nuk ka shumë rëndësi, kryesore për bardhezinjtë është vendi i parë në renditje, edhe pse ai ishte vetëm i përkohëshëm. Për pak orë, bardhezinjtë qëndruan të vetëm në krye, për herë të parë në këtë sezon. Në fraksionin e parë të sfidës në Bentegodi  Morata realizoi dy herë. Sulmuesi i rikthyer në formacion mbylli praktikisht lojën në të 40-ën. Më pas, Juventusi shënoi edhe dy gola të tjerë, fillimisht me Alex Sandro dhe në fund me Paul Pogba, protagonist i një paraqitje të shkëlqyer. Juventusi duket se është shndërruar në një makineri perfekte dhe interesante do të jetë përballja me Napolin më 13 Shkurt. Pikërisht rivalët e Sarrit dhe mbrojtësit shqiptar Elseid Hysaj, që fituan 5-1 me përmbysje me ish-ekipin e tyre, Empolin dhe u rikthyen në vendin e parë. Gonzalo Higuain dhe Lorenzo Insigne me një goditje standarde të ekzekutuar mjeshtërisht kaluan në epërsi Napolin në harkun e katër minutave, pas avantazhit të papritur të miqve me Paredes. Në 45 minutat e mbetura, vendasit realizuan edhe tre herë. Fillimisht me autogolin e Camporese-s, ndërsa në 6 minutat e fundit me dygolëshin e Callejon, që vulosi një tjetër ndeshje fantastike për Napolin. Bologna fitoi 3-2 sfidën me Sampdoria-n duke konsoliduar vendin në mesin e renditjes. Avantazhi i dyfishtë me Mounier dhe Donsah krijuan idenë e një fitoreje të thjeshtë, megjithatë miqtë reaguan, duke barazuar shifrat me Muriel dhe Correa-n. Goli i fitores për Bolognan u realizua nga Mattia Destro me penallti, tre minuta nga fundi i kohës së rregullt. Barazime pa gola në tre ndeshjet e tjera. Fiorentina u frenua në fushën e Genoa-s dhe komplikon garën për vendin e tretë. Zhgënjim edhe për Lazio-n, që pasi u frenua me rezultatin 0-0 në Friuli nga Udinese bën një hap fals në garën për kupat e Europës. Me porta të paprekura përfundoi edhe sfida ndërmjet Torinos dhe Verona-s së vendit të fundit në renditje.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency