Djokoviç fiton Australia Open

0
191

Titulli i 11 grand slam në karrierë dhe i gjashti në Australian Open. Novak Djokovic kaloi me lehtësi në finalen e parë të madhe të sezonit rivalin britanik, Andy Murray, i cili u dorëzua pa kushte në takimin e zhvilluar në “Rod Laver Arena” duke dhuruar një paraqitje zhgënjyese. Pas ndeshjes sfilitëse në gjysmëfinale ndaj Marin Cilit, Murray u rrëzua pa kushte në finalen e madhe nga numri 1 i botës në tre sete, 6-1, 7-5, 7-6. Kjo ishte finalja e pestë për Murray në Australian Open dhe po ashtu humbja e pestë në finale, madje tre ndeshje është mposhtur pikërisht nga Djokovic. Një sfidë pa emocione dhe histori pasi Nole nuk i dha asnjë mundësi reagimi kundërshtarit që në setin e parë edhe pse Murray startoi menjëherë me një break point. 5-0 dhe më pas një game për Murray por vetëm kaq në setin e parë ku Djokovic hodhi themelet e suksesit të tij të radhës. Në rfaksionin e dytë, numri 2 i botës u duk më i karikuar duke iu kundërpërgjigjur rivalit në çdo top, por nuk arriti të shfrytëzonte momentin pozitiv duke reflektuar luhatje të mëdha humori. KUr sfida ishte fiksuar në shifrat 5-5, Murray u rrëzua sërish nga loja spektakolare e serbit që luftoi në çdo cep të fushës për t’i rrëmbyer një game me break që praktikisht mbylli edhe llogaritë e setit të dytë. Avantazhi fizik dhe psikologjik e favorizoi edhe më shumë numrin 1 të botës që e nisi setin e tretë menjëherë me një lojë me topat e kundërshtarit por Murray barazoi gjithçka duke e çuar takimin në Tie-Break ku ra 7-3. Ky ishte momenti kur Murray e kuptoi se ndeshja nuk kishte më kthim dhe ai iu dorëzua fatit duke humbur finalen e pestë në Australi. Në botë ka vetëm një “mbret” tenisi dhe ai është Novak Djokovic që hedh kandidaturën për një tjetër vit fantastik pas 2015-ës ku fitoi 3 grand slam dhe humbi një tjetër në finalen e Ronald Garros përballë Stanislas Ëaërinka. Tashmë radhën e ka pikërisht fusha me dhe e turneut francez ku Nole do të kërkojë të thyejë mallkimin.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency