Shpresat munden thellë nga Azerbajxhani

0
169

U21TURQI-620x400Humbje e rëndë për kombëtaren shqiptare të 21-vjecarëve në Antalia Cup. Në ndeshjen e saj të tretë në turneun që po zhvillohet në Turqi skuadra e Redi Jupit u mposht me rezultatin e thellë 4-0 nga Azerbajxhani. Përfaqësuesja Shpresa e Shqipërisë që në këtë turne përbëhet nga futbollistë në moshë shumë të re, arriti të rezistonte forcës së Azerbajxhanit në 45 minutat e para. Fatal për kuqezinjtë e vegjël rezultoi fraksioni i dytë i lojës me Shqipërinë që pësoi 4 gola dhe përvec kësaj e mbylli ndeshjen me një lojtar më pak. Edhe pas ndeshjes së tretë në Antalia Cup, Shqipëria U-21 numëron 4 pikë, teksa regjistron edhe 1 fitore ndaj Bahreinit dhe 1 barazim ndaj Arabisë Saudite. Dy ndeshjet e radhës në këtë turne skuadra e Redi Jupit do ti ketë ndaj Kosovës dhe Ukrainës. Nuk shkoi më shumë se një disfatë me shifrat 3-2 edhe kombëtarja shqiptare e femrave. Vajzat e drejtuara nga Altin Rraklli edhe pse zhvilluan një paraqitje të mirë u mposhtën në Trikala nga Greqia. Kjo ishte humbja e 4-t në po kaq ndeshje për përfaqësuesen shqiptare të femrave në grupin 3 eliminator. Pasi e pa veten në disavantazhin e tre golave brenda 15 minutave të para, Shqipëria ngushtoi shifrat me finalizimet e Furtuna Velajt dhe Saranda Hashanit, por deri në fund rezultati nuk ndryshoi më me Greqinë që mori kështu një fitore shumë të rëndësishme.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency