Vetëm studentët që qëndrojnë në konvikt pajisen me abone studenti

0
197

abonete_0Pikat e shitjes ku abonetë u shisnin më parë tani nuk ekzistojë më. Abonetë e studentit u shpërndahen vetëm studentëve që jetojnë në konvikt.

Sejrie Baleta

Çdo fund muaji studentët gjenden përballë dilemës, se si të marrin një abone!? Edhe ky fund muaji nuk ka asnjë ndryshim për sa i përket kësaj problematike. Pikat e shitjes ku abonetë u shisnin më parë tani nuk ekzistojë më. Edhe pse ata ekziztonin studentëve u duhej të rrinin me orë të tëra në radhë për të marrë një abone. Por çfarë po ndodh me abonetë e studentit tani? Si mund të pajisen studentët me abone dhe ku mund ti gjejnë?

Konvikte

Nga vëzhdimet tona rezulton se abonetë u shpërndahen vetëm studentëve që jetojnë në konvikt. Në çdo konvikt të kryeqytett është një person përgjegjës që u mbledh lekët studentëve dhe pastaj aq sa të jetë numri i tyre porositen  dhe abonetë. Kjo është formula që mijëra studentëve të tjerë u kushton kursimet për të paguar dyfishin apo trefishin për tu pajisur me një abone të përgjithshme sepse i është hequr e drejta për tu pajisur me abone studenti. Burime zyrtare nga godinat e konvikteve në Tiranë theksojë: ‘Ne nuk kemi çte bejmë. Kur i porosisim ne porosisim aq sa student vijnë dhe lënë emrin, numrin e godinës dhe të dhomës. Për studentët që nuk jetonë në konvikt nuk mund tu vijmë në ndihmë sepse kështu na është kërkuar. Mbi të gjitha nëse ne porosisim 300 copë ka raste që na sjellin vetëm 200. Dhe raste të tilla kanë çuar në përplasje të herëpashershme mes studentëve dhe kujdestarëve të konviktit. Faji nuk është as i joni dhe as i tyre. Ka plot raste kur student që nuk jetojë në konvikt vijë dhe kërkojnë që të shënojnë emrin për të marrë. Neve na vjen keq që nuk i ndihmojmë dot”.

Studentët

Ndërsa nga ana tjetër studentët shprehen se: “Është një kosto shumë e madhe për të shpenzuar çdo ditë, minimalisht 60 lekë në 80 lekë që do të bëhët për të shkuar në shkollë dhe për t’u kthyer në shtëpi. Studentët duhet të mbështeten më shumë nga institucionet vendore. Shkollimi ynë ka një kosto e madhe financiare për familjet tona. Prandaj nëse karta e studentit do të funksiononte, sikurse u premtua do të ishte një ndihmë e madhe për ne”, u shpreh ata.  Më e vështirë situata shfaqet për studentët që jetojnë me qira në Tiranë. Tani përveçse kostos të jetesës atyre u shtohet edhe kostoja transportit. Kjo situatë ka disa muaj që përsëritet. Megjithëse kanë dokumentet që vërtetojnë se ata janë studentë, ata  nuk pajisen me abone, pasi ende pa nisur muaji ato shiten në treg të zi. Tani shansi për të manipuluar apo për të fituar me ta është akoma më i lartë. Nuk ka më pika ku shpërndahen abone.  Studentët janë paraqitur disa herë pranë Bashkisë Tiranë po askush nuk u jep një përgjigjje.

Karta e Studentit, premtimi i pa mbajtur i Erjon Veliaj

Megjithëse  studentët  më parë i kanë bërë një kërkesë Erjon Veliaj për futjen e dokumentit ligjorë dhe sociale “Karta e Studentit”! Por kryebashkiaku Veliaj u është përgjigjur se as për vitin 2015-2016 nuk do të futet në zbatim “Karta e Studentit”! Prej 23 vitesh studentët nuk po pajisen me “Karta e Studentit” edhe pse prej kaq vitesh u premtohet në fushata elektorale, miratohen ligje, vendime, urdhëresa etj. Karta e Studentit nuk është lëmoshë por detyrim ligjorë në zbatim.Pajisja e studentit me këtë kartë është e sanksionuar me ligj. Karta e studentit rezultoi një zhgënjim për të gjithë këta studentë, pasi asnjëherë ajo nuk shërbeu si ndihmë për ta.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency