Rama takon kordinatorët/ Kongresi do mbahet më 19 mars. Balla: U shty se kishte numër të madh anëtarësimesh

0
261

psPartia Socialiste do të mbajë punimet e Kongresit në datën 19 mars të këtij viti. Kështu deklaroi dje deputeti i PS, Taulant Balla pas takimit që kryeministri Rama zhvilloi me koordinatorët në selinë e purpurt lidhur me ristrukturimin e kësaj force politike. Ai bëri të ditur se Kongresi do të mblidhet më 19 mars, ndërsa theksoi se shtyrja e tij erdhi për shkak të anëtarësimeve të mëdha në PS. “Votimi një anëtar një votë për delegatët do të jetë në ditë të ndryshme për çdo vend. Brenda shkurtit mbyllet procesi i zgjedhjes së delegatëve dhe pastaj jemi gati të mbledhim kongresin. Për shkak se numri i madh i anëtarësimeve, është parë e nevojshme që të shtyhet me 4-5 jave kongresi. Kongresi do të jetë më 19 mars 2016”, deklaroi Balla.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency