HEC-i i Poçemit mbi Vjosë mbërrin në gjykatë, sot seanca e parë

1
422

Sot zhvillohet seanca e parë gjyqësore për hidrocentralin e Poçemit pranë Gjykatës Administrative të shkallës së parë, Tiranë.

Në dhjetor 2016 organizatat për mbrojtjen e mjedisit EcoAlbania, Riverëatch dhe EuroNatur, si dhe 38 banorë të prekur nga hidrocentrali i Poçemit, çelën procesin gjyqësor në Gjykatën Administrative kundër ndërtimit të HEC-it të Poçemit në Vjosë.

Pas shqyrtimit të akt-padisë gjykata ka caktuar seancën e parë të gjykimit për këtë çështje.

Paditësit kërkojnë pezullimin e çdo vendimi apo premtimi për këtë hidrocentral, i cili planifikohet të ndërtohet nga bashkimi dy shoqërive turke fituese të koncesionit.

Disa prej arsyeve të kësaj padie janë si më poshtë:

–         Vlerësimi i ndikimit në Mjedis (VNM) pranuar nga institucionet përkatëse është tërësisht i papërshtatshëm, ku më shumë se 60 % e VNM-së është plagjiaturë, kopjuar nga projekte të tjera, ndërkohë që vlerësimet për florën dhe faunën mungojnë.

–         Banorët e fshatrave Kutë, Çorrush, Sevaster, Shkozë, Golimbas, Mazhar etj, të cilët preken nga projekti i HEC-it të Poçemit nuk janë informuar. Vetëm në fshatin e Kutës pjesa më e madhe e tokave bujqësore dhe ullishteve do të përmbyten nga rezervuari i HEC-it prej 2400 hektarësh dhe 90 persona do të detyrohen të shpërngulen. Edhe pse asnjë nga banorët e prekur nuk është njoftuar, një konsultim publik për këtë projekt është mbajtur në qytetin e Fierit ku asnjë pjesëmarrës nuk ishte banor i zonave të prekura.

–         Në Progres-Raportin e fundit të Komisionit Evropian për Shqipërinë, kritikat për nivelin e dobët të raporteve të VNM-ve kanë qenë të qarta.

–         Kjo padi është e domosdoshme jo vetëm për të ardhmen e Vjosës dhe banorëve të saj, por dhe për mbrojtjen e natyrës e vendosjen e drejtësisë në përgjithësi në Shqipëri.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

1 COMMENT

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here