Alimehmeti: 60% të shërbimeve mjekësore shqiptarët i paguajnë nga xhepi

0
234

Drejtuesi i Departamentit të Shëndetësisë në PD, Ilir Alimehmeti ka treguar me fakte se Shqipëria ka buxhetin më të vogël në Europë për shëndetësinë.

Alimehmeti deklaroi se Ministria e Shëndetësisë i ka zhdukur të dhënat, por disa kohë më parë Organizata Botërore e Shëndetësisë na ka treguar se shqiptarët 60% të shërbimeve mjekësore i paguajnë nga xhepi i tyre.

“Mjekët specialistë vendosin atë se cila është. Kur nuk kemi atë që duhet, kemi të dytën më të mirë. Nëse ka qenë receta e parë që nuk zbatohet për mungesë, ka shkuar tek e dyta.

Ne kemi buxhetin më të ulët në Europë për shëndetësinë, 2.78 për qind GDP-së të shëndetësisë.

Kosova e ka 3.5 përqind të GDP-së.

Ne po flasim që brenda këtij buxheti kemi të gjitha koncensionet, abuzimet, keqmenaxhimet.

Në radhë të parë nis me një buxhet të ulët, të abuzuar dhe keqmenaxhuar.

Që në fillim ky nuk është bërë për pacientët, sepse po të ishte bërë për ta, çdo njeri që merret me projektet dhe nxjerr totalet, thotë sa pacientë janë, çfarë problematikash kanë dhe kaq del. Shumëzon të gjithë zëra dhe del total.

A është bërë kështu? Jo. Sepse ne nuk dimë në radhë të parë sa shqiptarë kemi në Shqipëri.

Në radhë të dytë, koncensioni i checkup kishte për detyrë të na thoshte se sa është sëmundshmëria në grupmoshën që merrej. 

Kemi ndonjë të dhënë të vetme sa është sëmundshmëria dhe sa është shpërndarë.

I kanë hequr të gjitha të dhënat, me parimin, nuk ka të dhëna, nuk ka problem.

Por ne na ka dalë OBSH e na ka thënë se, 60% të shërbimeve mjekësore i paguajnë qytetarët nga xhepi i tyre”- tha Ilir Alimehmeti në ‘Task Force’ në SYRI TV.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here