Dade kërkon analizë të qeverisë: Ministrat të japin llogari. Toçi: Kokëdhima është bërë si beu Jugut

0
195

arta dadeRuçi: Deputetët e qarkut Vlorë e Gjirokastër jashtë linjës. Kanë shmangur me apo pa dashje vendimet e Asamblesë dhe kanë mbajtur peng zgjedhjet në këto dy qarqe

 

Mbledhja e parë e grupit parlamentar të PS-së  për 2016-ën u shoqërua dje me debate të forta që lidheshin me shtyrjen e Kongresit, mbajtjen e zgjedhjeve për kreun e partisë dhe mungesën e analizës së qeverisë. Në mbledhjen ku mungonte kryeministri Rama dhe në krye të saj qëndronte kreu i grupit Gramoz Ruçi deputetët kanë kërkuar të dinë arsyet e shtyrjes së vendimit të Asamblesë, që Kongresi të mbahej në Janar, si dhe një date të re definitive se kur do të thirret forumi më i lartë i PS-së. Në këtë kontekst deputeti socialist Fatmir Toçi ka shprehur një sërë kritikash për kolegun e tij Koço Kokëdhima duke e akuzuar për mbajtjen peng të procesit që do të finalizonte punimet e Kongresit.  Ndërkaq kryetarja e komisioni parlamentar të Politikës së Jashtme ka ngritur pyetje mbi motivet që nuk po bëhet analiza e qeverisë duke kërkuar që ministrat të japin llogari para deputetëve. Në këtë mes kreu i grupit parlamentar, , ka deklaruar se edhe pse nuk është praktikë, vërejtjet do të diskutohen.  Ndërsa i vetmi deputet që kritikoi publikisht shtyrjen e Kongresit, dhe mosmbajtjen e zgjedhjeve për kryetarin e partisë, ishte Ben Blushi.

Debati

Në nisje të diskutimit në mbledhjen e grupit të PS-së, Ruçi ka tërhequr vëmendjen për pjesëmarrjen e deputetëve në komision dhe seancat plenare duke kërkuar më shumë përkushtim. Por në debatin për shtyrjen e Kongresit, deputeti i qarkut të Vlorës Fatmir Toçi ka shprehur një sërë kritikash për kolegun Koço Kokëdhima, duke e fajësuar këtë të fundit për vonesat në zgjedhjet në Partinë Socialiste për qarkun Gjirokastër-Vlorë. “Ai është kthyer në beun e jugut duke mos përfillur kolegët, madje nuk i fton në takime të zonës”. Në këtë kontekst nuk ka munguar e kreut të grupit parlamentar i cili ka fajësuar të gjithë deputetët e këtyre qarqeve për vonesat në zgjedhje.  “Nuk është etike të flasim për çështje kur kolegu deputet nuk është mes nesh. Ju në territorin që mbuloni jeni inekzistent në zbatim të vendimit të Asamblesë Kombëtare. Ju të gjithë deputetët e qarkut Vlorë, Gjirokastër jeni jashtë linjës. Keni shmangur me apo pa dashje vendimet e Asamblesë. Përgjegjësia për mbajtjen peng të zgjedhjeve në Vlorë dhe Gjirokaster është e juaja, e të gjithë deputetëve të zonës”, mësohet të jetë shprehur ai. Ndërkohë kryetarja e Komisionit të Jashtëm, deputetja Arta Dade ka kërkuar një analizë të punës së deritanishme nga qeveria përmes raportimit të ministrave. “Jemi në një moment kur pothuajse të gjithë ministrat janë në fokusin e akuzave të opozitës prandaj e shikoj të udhës që ministrat të vinë përpara nesh e të na thonë se çfarë është përmbushur nga programi ynë qeverisës”, theksoi Dade. Edhe në këtë pikë ka ndërhyrë kreu i grupit  Rucii cili mësohet se ka theksuar: “Unë dhe ti zonja Dade jemi nga me të vjetrit në këtë parti dhe një analizë e tillë në bllok e ministrave nuk ka ndodhur ndonjëherë. Megjithatë jemi të hapur për çdo shqetësimin të deputetëve të vijnë ministrat sipas problematikës dhe të japin shpjegime”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency