Tenis/ Djokoviç dhe të mëdhenjtë shkojnë përpara

0
136

djokovi-620x330Novak Djokovic vijon rrugën e fitoreve dhe në takimin përmbyllës të ditës së tretë në Rod Laver Arena. Kampioni në fuqi i Australian Open fitoi bindshëm ndaj numrit 187 të botës Quentin Halys, duke u kualifikuar në raundin e tretë të këtij aktiviteti për të dhjetin vit radhazi. Nole humbi vetëm tre game gjithsej në dy setet e para të ndeshjes megjithatë në setin e tretë, 5 herë kampioni në Melbourne Park hasi vështirësi teksa fillimisht u thye në shërbim dhe më pas u shtrëngua për të luajtur një tie break. Pavarësisht lojës shumë të mirë të adoleshentit francez, numri 1 i botës humbi vetëm 3 pikë në lojën përcaktuese të këtij seti duke mbyllur gjithcka në dicka më pak se një orë e trecerek. Djokovic që në Australi ka triumfuar në katër nga pesë edicionet e fundit në turin e tretë do të masë forcat me italianin Andreas Seppi që një vit më parë në Melbourne mundi zviceranin Roger Federer, sidoqoftë nëse 28-vjecari serb triumfon edhe në edicionin e sivjetshëm, që është i 104 në histori, atëherë Nole do të barazohet me 6 tituj me të madhin Roy Emerson. Roger Federer në turneun e parë Slam të vitit numëron një trofe më pak sesa Djokovic gjithsesi bashkëpunimi me trajnerin kroat Ivan Ljubicic për momentin duket i frutshëm, teksa veterani helvet shkatërroi në vetëm tre sete numrin 35 të botës Alexandr Dolgopolov. 34-vjecari nga Bazeli fitoi pastër 6-3, 7-5, 6-1 në vetëm një orë e gjysmë, duke regjistruar kualifikimin e 17 rresht mes 32 më të mirëve të këtij turneu. Federer që ndodhet në pjesën e sipërme të shortit bashkë me tenistin serb vazhdon të koleksionojë rekorde dhe suksesi ndaj tenistit ukrainas është i 299 për të në karrierë në turnetë Grand Slam. Për Roger kjo është pjesëmarrja e 65 radhazi në një “major” sidoqoftë në fazën tjetër tenisti helvet do të ketë një përballje të vështirë, pikërisht me shëmbëlltyrën e tij, numrin 28 të botës, bullgarin Grigor Dimitrov. Po në tre sete fitoi edhe Marin Cilic ndaj tenistit spanjoll Albert Ramos – Vinolas, njësoj si edhe ceku Tomas Berdych që pati nevojë për vetëm 98′ për të mposhtur tenistin nga Bosnje – Hercegovina Mirza Basic. Ekzaktësisht aq qëndroi në fushë gjithashtu Dominic Thiem, madje ashtu si Berdych edhe tenisti austriak humbi vetëm 7 game në total ndaj tenistit iberik Nicolas Almagro. Në turin tjetër numri 20 i klasifikimit ATP Dominic Thiem do të ndeshet me belgun David Goffin, që mundi në katër sete boshnjakun Damir Dzumhur dhe që  pozicionohet katër vende më lart në renditjen botërore sesa tenisti austriak. Raketa e dytë e Australisë, Nick Kyrgios fitoi në Hisense Arena para tifozëve të tij tre sete tepër të rivalizuar ndaj uruguajanit Pablo Cuevas dhe në raundin e tretë numri 30 i botës do të masë forcat me numrin 6 të botës Tomas Berdych. Po në tre sete fituan gjithashtu edhe Kei Nishikori e Jo-Ëilfried Tsonga që mundën respektivisht amerikanin Austin Krajicek dhe australianin Omar Jasika. Te femrat Seren Ëilliams vendosi një tjetër rekord teksa mundi tenisten nga Tajvani Hsieh Su – Ëei 6-1, 6-2 në vetëm një orë lojë, në ndeshjen e saj të 79 në karrierë në Australian Open dhe në raundin e tretë do të vihet përballë ruses Daria Kasatkina. Finalistja e US Open dhe njëherësh tenistja që në Neë York privoi Serenën nga kompletimi i Grand Slam-it Roberta Vinci mposhti amerikanen Irina Falconi 6-2, 6-3. Në dy sete fitoi gjithashtu edhe tenistja zvicerane Belinda Bencic që triumfoi 6-3, 6-3 ndaj hungarezes Timea Babos. Tenistja spanjolle Carla Suarez Navarro pati nevojë për tre sete për të thyer greken Maria Sammari ndërsa Agnieszka Radëanska vazhdon të tregojë një formë të shkëlqyer teksa mundi 6-4, 6-2 kanadezen Eugenie Bouchard. Surpriza më e madhe e ditës u regjistrua në Margaret Court Arena ku numri 6 i turneut Petra Kvitova u eliminua pas disfatës 6-4, 6-4 me 21-vjecaren moskovite Daria Gavrilova, që mori nënshtetësi australiane vetëm një muaj më parë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency