Nga Ilir Meta
Pranvera vjen çdo vit, por kjo është Pranvera e Ndryshimit.
Kjo është Pranvera që do t’u rikthejë shpresën të rinjve të Elbasanit dhe të gjithë Shqipërisë që ta ndërtojnë të ardhmen në vendin e tyre.
Më 14 Maj të rinjtë do të ndëshkojnë me votë “Rilindjen”, armiken më të madhe të interesave të tyre.
Elbasani u përket të rinjve!
“Rilindja” ka frikë nga ëndërrat tuaja, ka frikë nga liria juaj, ka frikë nga vrulli juaj, prandaj kërkon me çdo kusht, me të gjitha format dhe mënyrat t’ua bëjë jetën sa më të vështirë këtu, që të bjerë interesi juaj për të ndjekur shkollat, që të bjerë interesi juaj për të ndjekur universitetet, që të bjerë interesi juaj për të krijuar familje të reja, dhe duke ju krijuar sa më shumë vështirësi t’ju tregojë dy rrugë: ose rrugën e largimit nga familjet tuaja, nga Elbasani dhe nga vendi ose rrugën e nënshtrimit’.