Fakte shumë tronditëse: Heshtja e prokurorisë tregon se është një prokurori e kapur dhe e bërë palë me vjedhjen…

0
91

Projekti është tenderuar me një vlerë shumëfish më të lartë se sa ajo që duhej të tenderohej. Është fituar me një vlerë rekord, që do të thotë se sipas të gjithë standarteve të prokurimeve dhe të transparencës, këtu kemi të bëjmë me një aferë të madhe korruptive.
– Vjedhja e dytë që po bëhet, është nxjerrja para festive të fundvitit, në mes të katër rrugëve e mijëra familjeve, mijëra vogëlushve, vetëm e vetëm që të mbushet me para thesi I Agait të Surrelit.
– Duhet të ja vini këta mikrofona Arta Markut, çdo prokurori dhe ti thoni: Pse nuk reagoni? Nuk del ajo?! Kushtdo që del nga dera e prokurorisë ta pyesni: Çfarë po bëni me kallzimin e banorëve? Pse nuk veproni? Pse nuk zbatoni ligjin? Pse mbroni hajdutët?
– Ka vetëm një zgjidhje: Anulimi I këtij projekti korruptiv, hetimi I tij dhe çuarja para drejtësisë e atyre që kanë shkelur ligjin, kanë shkelur të gjitha ligjet e vendit dhe atyre të cilët kanë ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike mbi banorët

PRONONCIMI PËR MEDIAT I KRYETARIT TË PD, LULZIM BASHA, GJATË PROTESTËS SË BANORËVE TË ZONËS SË UNAZËS SË RE

Këtu është një ballafaqim mes të drejtës, ligjit, qytetarëve dhe korrupsionit, vjedhjes dhe hajdutërisë. Deri më sot, siç e keni bërë me dije edhe ju dhe të pasqyruar nëpërmjet emisioneve tuaja të panumërta, tre fakte kanë dalë në dritë:
Korrupsion në prokurorim
Korrupsion në procesin e hartimit dhe të miratimit të projektit
Korrupsion me mënyrën se si është vepruar me pronën e qytetarëve
Projekti është tenderuar me një vlerë shumëfish më të lartë se sa ajo që duhej të tenderohej. Është fituar me një vlerë rekord, që do të thotë se sipas të gjithë standarteve të prokurimeve dhe të transparencës, këtu kemi të bëjmë me një aferë të madhe korruptive. Ndërkohë ditë pas dite, si media ashtu edhe opozita, kanë bërë publike fakte tronditëse sa I përket mënyrës sesi këto kompani janë përfshirë në këtë skemë korruptive.
Së pari kemi të bëjmë me një dëmtim të interest të qytetarëve, taksapaguesve shqiptarë. Janë paratë e shqiptarëve që po vidhen, nuk janë vetëm paratë e qytetarëve që po protestojnë këtu.
Vjedhja e dytë që po bëhet, është nxjerrja para festive të fundvitit, në mes të katër rrugëve e mijëra familjeve, mijëra vogëlushve, vetëm e vetëm që të mbushet me para thesi I Agait të Surrelit. Tani ja ku jemi siç e thatë vetë, po mbushen pothuajse katër javë këtu, dhe ne jemi e do të jemi në krah të qytetarëve. Nuk I braktisim, nuk i lëmë vetëm.
Ata janë të braktisur nga Edi Rama. Ata janë të braktisur nga qeveria.
Ata janë të braktisur, të mashtruar nga premtimet për legalizim falas, nga premtimet që nuk do tu prishet shtëpia. Ata janë të vjedhur dhe të batërdisur nga një projekt që ka për synim jo zhvillimin e qytetit të Tiranës, por pasurimin e Agait të Surrelit dhe ortakëve të tij në këtë vjedhje. Ndaj duke ju shprehur mirënjohjen më të madhe ju, gazetarëve, mediave që keni qënë këtu pranë këtyre qytetarëve gjatë gjithë kësaj proteste, ju ftoj të vazhdojmë të qëndrojmë në krah të tyre. Të jut hemi se nuk do të jetë gjithmonë kështu errësirë, nuk do të vazhdojnë të enden në dhomën e errët të dëshpërimit, të zhgënjimit, të mashtrimit, të braktisjes nga qeveria, por se me ndihmën tonë, me ndihmën e gazetarëve profesionistë, me ndihmën e gazetarëve të lirë, me ndihmën e opozitës, të PD, të deputetëve të PD, deputetëve të tjerë të opozitës që janë të pranishëm këtu.
Ne do ti japim një dorë këtyre njerëzve, të hapim një derë drite për të dalë nga kjo dhomë e errët e abuzimit, dhunës, torturave që janë ushtruar mbi këto gra në birucat e shoqërimit. Terrorit psikologjik që ushtrohet nga banditët që bredhin natën me fuoristrada nëpër këto lagje e telefonatave anonime. Dhe të gjithë këto vështirësi, sfida që po hasen këto familje, vështirësi që mund të hasen familjet tuaja, ne nuk do ti lëmë vetëm. Ne do të jemi këtu, në krahun e tyre, në këtë qëndresë kaq të drejtë dhe kaq të dhimbëshme, kaq njerëzore, për të mbrojtur strehën e fëmijëve të tyre. Ndaj ju falenderoj nga zemra edhe për praninë tuaj dhe për kontributin që po jepni në mënyrë të përditëshme të kemi transparencë për këtë megavjedhje, që është arsyeja e vetme e fatkeqësisë që ka pllakosur këto familje.
Pyetje: Zoti Basha, PD ka publikuar vazhdimisht dokumenta që pretendojnë se kemi të bëjmë me një rast korruptiv. A do të bëni padi në prokurori?

Basha: Ka një padi nga banorët. Heshtja e prokurorisë tregon se është një prokurori e kapur dhe e bërë palë me vjedhjen. Ky është një fakt shumë tronditës.
Mund të isha cinik dhe të thoja: Çfarë pret nga një prokurori që është bërë palë me krimin?! Por duhet ta themi dhe duhet ta thoni: Duhet të ja vini këta mikrofona Arta Markut, çdo prokurori dhe ti thoni: Pse nuk reagoni?
Nuk del ajo?!
Kushtdo që del nga dera e prokurorisë ta pyesni: Çfarë po bëni me kallzimin e banorëve? Pse nuk veproni? Pse nuk zbatoni ligjin? Pse mbroni hajdutët?

Pyetje: Zoti Basha keni dijeni për kërcënimet që po u bëhen banorëve gjatë orëve të natës? Keni ndonjë informacion?

Basha: Banorët ankohen vazhdimisht se njerëz me profil criminal, bredhin derë më derë për të ju bërë presion apo për ti joshur që të lënë banesat e tyre. Por, siç e shikoni, nuk ia kanë dalë dhe ne do të jemi në krahun e tyre ditën dhe natën, në çdo moment. Bashkë jemi më të fortë. Nuk do ti lëmë në këtë errësirë ku I ka lënë Edi Rama, ju ka hequr edhe ndriçmin, kanë hequr dhe pemët siç e patë hajdutëshe mbrëmë, por do të jemi bashkë me ta në një qëndresë të drejtë njerëzore, qytetare dhe kushtetuese. Janë të tre dimensionet, sepse most ë harrojmë se mbi të gjitha, këta po mbrojnë shtëpitë e tyre. Imagjinoni, gjithësecili prej jush që të vendoseshit në pozitat tyre. Një ditë të bukur, pa pritur, pa asnjë document, pa asnjë shpjegim, tju thonë: dilni nga shtëpitë tuaja! Pa dëmshpërblim, pa sqarim, dilni nga shtëpitë tuaja.
Pra, ka një dimension njerëzor I cili do të mjaftonte për të qëndruar në krahun e tyre. Por, jo vetëm dimensioni njerëzor, ka edhe një dimension ligjor. Këtu po shkelet ligji! Po shkelet ligji dhe prokuroria nuk vepron, sepse është një prokurori e kapur, një prokurori që po I shërben hajdutëve. Po I shërben Edi Ramës në këtë megavjedhje.
Së treti është një protestë që bëhet jo vetëm për këta njerëz, dhe jo vetëm për sot, bëhet edhe për nesër, sepse qindra mijëra familje të tjera do të vazhdojnë të trajtohen në këtë mënyrë nëqoftëse nuk e ndalim këtë të keqe sot këtu.

Pyetje: Cila është zgjidhja?
Basha: Ka vetëm një zgjidhje: Anulimi I këtij projekti korruptiv, hetimi I tij dhe çuarja para drejtësisë e atyre që kanë shkelur ligjin, kanë shkelur të gjitha ligjet e vendit dhe atyre të cilët kanë ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike mbi banorët

Pyetje: Kjo proteste deri me tani ka rene ne vesh te shurdhet a do te kemi nje pershkallezim te saj ju bashke me banoret i thashe ?

Basha: Banorët janë ata që po bërtasin me zë të lartë, se këtu vendosin ata. Ne do të jemi në krah të tyre dhe dua të ja them qartë çdo shqiptari se detyra jonë si opozitë është që në këto ditë të errëta, unë e di që shumë njerëz ndjehen të dëshpëruar, të braktisur, pa shpresë, të ju them të gjejnë shpresë tek fëmijët e tyre.
Ja shikojeni, si ky djali që është këtu. Të shikojnë fytyrën e fëmijëve të tyre dhe të luftojnë për fëmijët e tyre, të luftojnë për të ardhmen e fëmijëve të tyre. Ta gjejnë shpresën dhe forcën tek lufta, tek betja e përditëshme, për të mirën e fëmijëve të tyre, vogëlushve, e të rinjve. Tek PD, tek unë, do të kenë një aleat në çdo betejë të tyren të përditëshme, për të luftuar për të ardhmen e këtyre fëmijëve.
Nuk do ti lëmë vetëm shqiptarët. Nuk do ti lemë në errësirën, braktisjen dhe hajdutërinë ku I ka katandisur Edi Rama.
Një lutje edhe për ju: Të vazhdoni të jeni pranë tyre siç keni bërë deri tani dhe ju duhet përgëzuar për këtë.

Pyetje: Ju kanë akuzuar se keni dhënë dhe ju tendera për kompaninë Victoria invest…

Basha: Këto janë taktikat e zakonëshme të hajdutëve. Hajdutët bëjnë pakte me njëri-tjetrin dhe pastaj thonë se këto janë kompani që kanë bërë tendera dhe me Lulzim Bashën.
Po, Victoria Invest ka pasur një pjesë të pastrimit të bashkisë së Tiranës dhe e ka fituar me garë. Nuk kam përcaktuar unë me kompani fantazëm që I kam detyruar të tërheqin ofertat me çmimin më të lartë, për ta marrë as Victoria Invest dhe askush tjetër.
Ky është ndryshimi. Në kohën kur unë drejtoja bashkinë e Tiranës ka pasur garë. Ka patur tendera, ka patur garë, ka patur konkurencë. Ndërsa tani, bashkia e Tiranës është kthyer nga njëra anë në një lavatriçe e pastrimit të parave të pista, me lejet e ndërtimit korruptive, jo transparente, dhe këtu do të jepen leje të tilla ndërtimi, dhe nga ana tjetër me shembullin kampion të korrupsionit, me taksa të shtatëfishuara dhe tendera që fitohen gjithmonë nga klientët e paracaktuar nga Edi Rama dhe nga Velina e tij në bashkinë e Tiranës

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here