Blerja e energjisë elektrike, Autoriteti i Konkurencës mbyll hetimin mbi procedurat

0
144

 

shqiperia_dhe_kosova_negociata_1 (1)Autoriteti i Konkurencës ka mbyllur hetimet mbi proçedurën e blerjes së energjisë elektrike me qëllim mbulimin e humbjeve në rrjet nga OSHEE.Pas përfundimit të hetimit paraprak u konstatua se nuk ka shenja të kufizimit të konkurencës, por Autoriteti i Konkurencës ka rekomnaduar që të zbatohen rregullat dhe ligjet e garës dhe të mos lejohen që kompani të të njëjtit grup të marrin pjesë në tender.

Autoriteti i Konkurencës ka mbyllur  hetimin mbi proçedurat e blerjes së energjisë elektrike për të mbuluar humbjet në rrjet  gjatë 2014, për të cilën edhe pse nuk ka gjetur kufizim të konkurencës  ka bërë një sërë rekomandimesh për të rritur transparencën.

Autoriteti i Konkurencës kërkon që të zbatohen parimet e garës dhe transparencës së proçedurave si dhe rregullat e ankandit të zhvillohen në bazë të praktikave më të mira të ofruara nga Sekretariati i Komunitetit të Energjisë  dhe vendet europiane.

Gjithashtu Autoriteti kërkon që të ndalohet pjesmarrja e ndërmarrjeve të lidhura që i përkasin të njëjtit grup apo kanë lidhje aksionerësh që të paraqesin oferta të veçanta në proçedurat e prokurimit apo të blerjes së energjisë.

Në  raportin e Autoritetit konstatohet se baza ligjore për blerjen e energjisë për mbulimin e humbjeve e kufizon numrin e pjesmarrësve në proçedurë dhe e bën proçesin jotransparent, duke ndikuar negativisht në konkurencën në treg dhe në rritjen e kostove përfundimtare të produktit në energji çka më pas konvertohet në një kosto shtesë për xhepat e qytetarëve.

Sipas Autoritetit,  ndjekja e kësaj baze ligjore ka ndikuar  në tkurrjen e ofertuesve, humbjen e  besimit të operatorëve në proçesin e blerjes së energjisë për mbulimin e humbjeve, e madje në disa raste kërkesa  ka qenë më e lartë se oferta.

Hetimi në tregun e blerjes së energjisë nisi pas disa shqetësimeve të ngritura në lidhje me blerjen e energjisë, e cila u  vlerësua  më e shtrenjtë se në bursën e Hungarisë.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency