Shëndetësia “falas” e Rilindjes. Si të kërkojnë para me lezet…

0
99

Nga Andi Varrosi

Duhej te kryeja sot viziten okulistike per patente prane Poliklinikes se Specialiteteve Nr.3 ne Tirane. Sigurisht qe kisha paguar me mandat te gjitha detyrimet e nevojshme dhe shkoj per te bere viziten. Problemi kryesor ishte me radhen por po e kalojme kete se ne shqiptaret kemi lind e do vdesim neper radhe. Doktoresha qe bente vizitat padyshim qe ishte njeriu me i pasjellshem qe kam takuar ne jeten time. Çdo personi qe hynte vetem i bertiste pa asnje shkak. Kur me erdhi radha u futa brenda dhe pasi me uroj mireseardhjen me formen me te paedukate te imagjinueshme me tha direkt pa me vizituar qe nuk kalon, je per komision. E theksoj pa me vizituar, vetem duke pare qe jam me syze. Dhe kete bente me te gjithe qe ishin me syze. Dale pak moj zonje por mua me kane certifikuar 3 klinika private me emer qe mund te punoj para kompjuterit me ore te zgjatura e jo me te mos drejtoj mjetin me syze. E gjithe ideja ishte qe ajo te krijonte presion tek individet sepse komisionet mblidhen ne shtator, kohe ne te cilen cmimi i patentes dyfishohet dhe nr i gabimeve pergjysmohet. Askush ska terezi ti futet halleve te komisionit. Si perfundim mi mbajti dokumentat dhe tha do presesh prape ne radhe dhe te thirrim ne. Te gjithe duhet te prisnin dy here ne radhe dmth. Arsyeja? E thjeshte fare. Kjo palodoktoresha kur te fuste brenda per here te dyte te kerkonte lek. Shprehimisht me tha:” Te kam dhene patente si per veten time, pa komision. Duhet te me falenderosh”. Falenderimi i saj ishte 1000 lek te reja dhe po mos ja jepje jo vetem qe ste firmoste formularin por sti jepte fare dokumentat mbrapsht. Per fat te keq nuk arrita ta filmoja dhe per arsyen se sdoja ti prishja pune veten sepse nuk e kam luksin e kohes se tepert.
Ja pra kjo eshte shendetesia jone falas, dhe sherbimi cilesor neper spitale.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here