Basha: Shqipëria si Koreja e Veriut, ja tre krizat që ka vendi…

0
143

Kreu demokrat Lulzim Basha tha se Kushtetuta parashikon zgjedhjen e Kryeprokurorit me konsensus, përsa kohë kërkon 3/5 e votave. “Konsensusi nuk ka pse të arrihet as në takime as në tavolinë, përsa kohë e përcakton Kushtetuta”, tha Basha.

Kreu i PD-së tha se Rama kontrollon të gjitha pushtetet, ndërsa shtoi se kemi krizë politike, ekonomike dhe morale.

“Edi Rama po shpërndan pushtet dhe para te një grusht njerëzish dhe kjo është kapja mafioze e shtetit. Kemi Qazim Sejdinin në Elbasan, Elvis Roshin në Kavajë, Vangjush Dakon në Durrës, Arben Ndokën në Lezhë, dhe mbi të gjithë kemi Sajmir Tahirin në Tiranë. Kjo që ka ndodhur me ish-ministrin e Brendshëm është një rast i paprecedent në Botë. Qindra milionë dollarë të përfituara nga kanabisi u përdorën për blerjen e zgjedhjeve.

Sot kemi një krizë ekonomike, ne dhe Korea e Veriut jemi të vetmet shtete në Botë që nuk kemi investime të huaja direkte. Fuqia punëtore po largohet në masë nga Shqipëria. Po largohet popullsia më aktive në tregun e punës.  Të gjitha pasuritë janë në dorën e oligarkëve të lidhur drejtpërdrejtë me Edi Ramën.  Sot Shqipëria nuk ka liri ekonomike, në të gjitha raportet renditet në vendin e 105 apo më tej. Jemi i vetmi vend ku prodhimi dhe eksporti është droga.

Jemi në një krizë morale, pasi ne kemi pranuar të keqen. Kjo shoqëri është pajtuar me të keqen, kemi njerëz të dënuar në krye të bashkive, në sallën e Kuvendit, kemi njerëz me precedentë që takohen me Kryeministrin. Edi Rama nënshtroi elitat”, tha Basha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here