Rritet numri i të prekurve me kancer gjiri në Kosovë, shënohen edhe 4 raste te meshkujt

0
92

332 raste të reja me kancer gjiri janë regjistruar në nëntëmujorin e parë të vitit 2023 në Kosovë. 4 raste janë zbuluar tek meshkuj.

Drejtori i Klinikës së Onkologjisë, Ilir Kurtishi ngre alarmin se numri i rasteve po rritet vit pas viti.

“Rastet e reja rriten nga viti në vit dhe këtë vit kemi një rritje me 10%. Deri në këto momente që flasim kemi regjistruar 332 raste femra dhe 4 burra me kancer gjiri.

Mjekët e Klinikës së Onkologjisë trajtojnë deri 500 persona brenda 24 orëve, fluks më i lartë dhe se në Urgjencën e Prishtinës.

“Klinika brenda një dite trajton 450—500 persona që i bie se është klinika më e ngarkuar dhe më e frekuentuar në shërbimin universitar.”

Ashtu si Shqipëria dhe vende të tjera të rajonit, fenomeni i largimit të bluzave të bardha ka prekur edhe Kosovën

Në kuadër të tetorit rozë mjekët apelojnë për kontrolle rutinë për të parandaluar rrezikun e mundshëm të kancerit të gjirit.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here