“Sindroma e hajdutit ka kapur Veliajn!”/ Andi Bushati: 20 milionë euro i duken thjesht “anomali”…

0
65

Andi Bushati ka komentuar reagimin e kryebashkiakut Veliaj, pas arrestimit të kupolës së Bashkisë, të dyshuar për korrupsion me kompaninë “5D Konstruksion”.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Bushati tha se Veliaj shfaqi “sindromën e hajdutit” në reagimin e tij, duke quajtur vjedhjen e 20 milionë eurove, si një “anomali të vogël”.

“Më bëri përshtypje sindroma e hajdutit që del instiktivisht. Flitet që janë vjedhur mbi 20 milionë euro dhe si e përshkruan Veliaj? Një anomali e vogël, thotë ai, mund të prishë gjithë imazhin e suksesit. Vetëm një hajduti që luan me shifra kolosale mund ti duket shifër e papërfillshme.

Ore mirë t’u kapën drejtorët e 5D, por mos vidh shprehjen e Ramës që hanë kumblla dhe dardha pas kurrizit, gjej një mënyrë tjetër. Edhe këtë e merr të gatshme.

Këto gjëra më bënë përshtypje nga deklarata e Veliajt”, tha Bushati.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here