Takimi i Veliajt me nxënësit ekselentë, Këlliçi: Ku e gjen guximin drejtoresha që i çoi te hajduti në momentin e tij më të errët?

0
116

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, takoi në sallën e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak nxënësit ekselentë të gjimnazit “Qemal Stafa”. Ish-kandidati për kryetar bashkie i PD-së dhe ish-deputeti Belind Këllici, u ndal në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV te roli i drejtoreshës së shkollës elitare të Tiranës që gjeti kurajon të bënte një takim të tillë mbështetës për kryebashkiakun në ditën e tij më të errët.

“Ku e merr kurajon një drejtoreshë shkolle për të çuar nxënësit më të errët të institucionit publik në Shqipëri  dhe të një administratori të fondeve publike dhe ta shesë si një shpërblim, në një farë mënyre të nxënësve ekslentë që po u jep mundësinë që të flasin me hajdutin më të madh.

Mua te deklarata e Veliajt më bëri përshtypje shprehja se ky vend nuk ta fal kollaj suksesin. Se për çfarë suksesi e ka ky unë nuk e di. Ky është një kryebashkiak që do të mbahet mend, për vdekjen e Ardit Gjoklajt, për inceneratorin e Tiranës ku janë zhdukur 130 milionë euro, për pyllin orbital dhe 1 milion pemët, për dosjen “5D”. Këto ua thotë të rinjve dhe një drejtoreshë shkolle merr dhe i çon të grabitqari më i madh i fondeve publike në vend”-th Këlliçi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here