21 janari rindez parlamentin, Berisha: Akti makabër rëndon mbi Ramën

0
130

 

sala-brace-balla-patozi-633x356Protesta opozitare e 21 janarit që përfundoi me vrasjen e 4 qytetarëve, rindezi  debatin politik  në sallën e parlamentit. Ish-kryeministri Berisha tha se ajo ngjarje rëndon mbi kryeministrin Edi Rama, si arkitet i grushtit të shtetit. Por deputeti socialist Erion Braçe, e cilësoi të pa plotë hetimin dhe gjykimin e ngjarjes, për sakohe tha ai,  nuk është hetuar Sali Berisha dhe Luzlim Basha, në atë kohë Ministër i Brendshëm.

21 janari i vitit 2011 dhe 4 të vrarët në protestën e opozitës  socialiste,  ndezi debate  të ashpra në parlament.

Ish/kryeministri  Sali Berisha nuk u tërhoq nga deklarata e 5 viteve më parë, duke e cilësuar grusht shteti.

Por sipas deputetit socialist, Erjon Braçe, akt i pastër i  grushtit të shtetit në atë ditë  ishte  sulmi i Berishës ndaj institucioneve shtetërore.

Berisha:Në këtë puç në të cilën morën pjesë dy krerë të tjerë të institucioneve më kryesore, ai i Presidencës dhe Prokurorisë së Përgjithshme. Në këtë puç në të cilin u shurdhua plotësisht kreu i Shërbimeve Inteligjente, në këtë puç që kishte synim kurorëzimin e Edi Ramës.

Braçe:Moszbatimi i urdhërave të prokurorit përbën haptazi një grusht shteti. Akti i papreçedentë i sulmit barbar të Presidentit të asaj periudhe që ishte në krye të sistemit të drejtësisë dhe jo vetëm për këtë çështje por edhe për çështje të tjera, natyrisht që është akt i pastër i grushtit të shtetit.

Berisha  tha se krimi i shëmtuar  i 21 janarit rëndon mbi  kryeministrin Edi Rama.

Ndërsa deputeti socialist Braçe e konsideroi ish- Kryeministrin urdhërues të sulmit ndaj protestuesve.

Berisha: Turpi i zi, faqja e zezë dhe krimi i shëmtuar rëndon mbi Edvin Kristaq Ramën dhe suitën e tij.

Braçe: Ky është tmerri, si ka mundësi që Kryeministri i vendit, njeriu që ka ndenjur në godinë, që ka komanduar të gjitha trupat e Gardës dhe policisë të rreshtuara aty apo brenda godinës flet për ekzistencën e  një plani të qartë për të goditur brenda me armë zjarri cilindo që do të ishte aty dhe ti je i vetmi person që nuk pyetesh për këtë?

Por socialisti Braçe gjen dhe përgjegjës të tjerë për 21 janarin.

Braçe:Hetimi duhet të fillonte nga ty i pari, duhet të vazhdonte me atë që është pasardhësi yt sot.Pra me Lulzim Bashën, ish-Ministër i Brendshëm i asaj periudhe. Hetimi duhet të përfshinte gjithë hiearkinë e komandantëve ushtarakë të tu, Bujar Nishanin e vure në krye të KLD-së për të emëruar ata gjyqtarë që kanë marrë këto vendime të turpshme.

Berisha: Kur kriminelët dhe vrasësit vajtojnë viktimat ky është akti më makaër, më i shëmtuar, më i shpifur, më i shpërfytyruar.

Por më i ashpër ishte, deputeti Taulant Balla, kur tha se ish-kryeministri Berisha për këtë ngjarje nuk do të mund ti shmanget burgut.

Balla:Pjesë e dytë e amanetit, nuk na tret dheu pa e fut Saliun në burg.

Patozi:Morali juaj dhe morali i këtij debati është mbyllur njëherë e përgjithmonë ditën e 1 prillit kur ju firmosët koalicionin e turpit.

Para se të ndizeshin debatet, të majtët dhe të djathtët, nderuan me 1 minutë heshtje për 4 viktimat e 21 janarit.

Braçe: I përjetshëm qoftë kujtimi i tyre, turpi i mbuloftë vrasësit e tyre!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency