Gjërat për Iscon e Realit nuk po shkojnë aspak mirë si në fushë ashtu edhe jashtë saj. Portali “Vanitatis” raporton se mesfushori i njohur spanjoll është duke u ndarë nga bashkëshortja e tij, VictoriaCalderon. Ky portal shkruan se ata e kanë kaluar veçmas ndërrimin e viteve, teksa tashmë Victoria nuk jeton më në Madrid, por nëMalaga. Fëmija e tyre, mesa duket më shumë po qëndron në shoqërinë e të afërmve të gruas së Iscos, se të tij. Familja u zhvendos në Madrid në vitin 2013, madje edhe pozuan para lindje së djalit, por tashmë gjërat duket se kanë ndryshuar. Ai është drejt largimit edhe nga Realit, teksa Juventus, City ose Milani mund të jenë destinacioni i radhës.