Përmbytjet/ 140 familje të strehuara në gjimnaz, kërkojnë ushqim dhe vëshmbathje

0
252

Për shkak të përmbytjeve në Tiranë, 140 familje të njësisë administrative Paskuqan, Kamëz janë evakuar. Ora News ishte në gjimnazin “Gramoz Palushi” ku është ngritur një qendër e përkohshme emergjence. Banorët bëjnë thirrje për ushqim dhe veshje, pasi, sipas tyre gjithçka që kanë patur në banesë i ka marrë lumi.

140 familje janë evakuar në njësitë administrave Paskuqan dhe Kamëz.

Pjesa më e madhe e banorëve i përket zonës së Bregut të Lumit, familje të komuniteti rom, barakat e të cilëve janë përmbytur nga dalja nga shtrati i lumit të Tiranës një ditë më parë.

Ora News ishte në ambjentet e gjimanzit, Gramoz Palushi në Paskuqan, një nga qëndrat e emegjencave të përkohshme ku janë evakuuar dhe qëndrojnë që nga dita e martë 36 familje.

Disa nga familjarët u shprehën se mungon ushqimi dhe nuk kanë veshmbathje.

Në Kasalle, fshat pranë njësisë administrative Kamëz, banorët ngritën si shqetësim se prej 2 ditëve janë të bllokuar për shkak të shembjes së urës nga vërshimi i lumit Tirana.

Sipas banorëve, 5 fshatrat kanë humbur komunikimin me bashkinë Kamëz ndaj dhe apelojnë emergjencat civile të marrin masat./oranews

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here