Paralajmëron deputeti: Shumë shpejt do të kemi lajme të reja…

0
123

Opozita vazhdon me thirrjet e saj që protesta e studentëve të mos ndalet, pavarësisht se këta të fundit kanë kërkuar që politika të mos përzihet.

Deputeti i PD-së Klevis Balliu ka përcjellë disa këshilla për mbarëvajtjen e protestës.

A i ka bërë thirrje studentëve që të mos dorëzohen në protestën e tyre për plotësimin e 8 kërkesave.

Përmes një statusi në Facebook, ai shprehet se do të ketë lajme të reja nga qeveria.
Shumë shpejt do të mësoni lajme të reja nga qeveria. Ata do të shesin shkarkimet dhe dorëheqjet e tyre si pranim të 8 kushteve që ju keni vendosur.
Këto janë vetëm një hap pas nga plotësimi i 8 kushteve që keni bërë publike që prej ditës së parë të protestës.
Pranim i kushteve do të thotë firmosje të pezullimit të VKM nga Kryeministri Edi Rama dhe pezullim i Ligjit të Arsimit të lartë.
Mos u mashtroni,
Kjo qeveri mori pushtetin, po qeveris dhe kërkon të qëndrojë në pushtet me mashtrim”, nënvizon Balliu.
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here