Pas lajmit/Kalkuta feston për shenjtërimin e Nënë Terezës

0
142

 

 

iiiiUrdhri “Misionaret e Bamirësisë”, i krijuar nga Nënë Tereza dhe me seli në qytetin lindor indian të Kalkutës, njoftoi se kishte pritur me gëzim nënshkrimin e dekretit nga Papa Françesku, që i njeh një tjetër mrekulli Nënë Terezës, çka hap edhe rrugën për shenjtërimin e saj. “Njoftimi u mor me gëzim dhe kënaqësi të jashtëzakonshme”, – tha zëdhënësja e urdhrit “Misionaret e Bamirësisë”, Motër Christie, për agjencisë gjermane të lajmeve, DPA. “Jemi jashtëzakonisht të kënaqura dhe të gëzuara”, – theksoi ajo. “Të gjithë po festojmë… Ne do të vazhdojmë të lutemi, të lutemi dhe sërish të lutemi”, – tha një tjetër zëdhënëse, Motër Sunita Kumar, për televizionin indian NDTV. “Qëllimi kryesor i Nënë Terezës ishte t’u shërbente të varfërve. Shihni punën që ka bërë. Asnjë ditë pushim, asnjë ditë qetësi”, – shton ajo.

 

box

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency