Këshilli i Ministrave të BE-së: Hapja e negociatave me Shqipërinë, kur të plotësohen 5 prioritetet

0
105

beee_5

 

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian theksojnë se nuk do të ketë hapje të negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë pa përmbushur 5 prioritetet. Në konkluzionet e takimit të ministrave të Jashtëm të zhvilluar dje në Bruksel, Bashkimi Evropian vlerëson “përparimin e qëndrueshëm të bërë nga Shqipëria në trajtimin e 5 prioriteteve kyçe për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit”. Por ky përparim është qartësisht i pamjaftueshëm për hapjen e negociatave të anëtarësimit. “Këshilli vëren se nevojiten përpjekje të mëtejshme për plotësimin e 5 prioriteteve, në veçanti, miratimi i paketës së reformës gjyqësore, përparim i mëtejshëm në krijimin e një bazë solide provash për hetime proaktive, ndjekje penale dhe dënime në të gjitha nivelet, në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, përfshirë trafikun e armëve dhe të drogës”. Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian konsiderojnë se reforma në sistemin e drejtësisë, është kyçe për ecjen përpara të Shqipërisë në procesin e anëtarësimit dhe se kjo reformë, mund të shërbejë edhe si katalizator transformues dhe për reformat e tjera. Lidhur me procesin e dekriminalizimit, Këshilli pret miratimin dhe zbatimin e legjislacionit për përjashtimin e personave me të dhëna kriminale nga funksionet publike. Në fushën e ekonomisë, Shqipërisë i kërkohen të vazhdojë reformat që synojnë rritjen e konkurrueshmërisë. dhe trajtimin informalitetettit të lartë në ekonomi, si edhe përmirësimin e klimës së biznesit dhe të investimeve. Por sipas Këshillit, të gjitha reformat e integrimit, nuk do të mund të bëhen pa dialogun e forcave politike. “Dialogu i qëndrueshëm dhe konstruktiv mes qeverisë dhe opozitës për reformat që lidhen me Bashkimin Evropian do të jetë jetik për përparimin e mëtejshme drejt BE-së”, – thuhet në konkluzione. Në përmbyllje të qëndrimit, Këshilli i ministrave thekson se do të konsiderojë hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë kur Komisioni Evropian të konsiderojë se janë plotësuar 5 prioritetet.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency