Berisha: Paraqesim fakte dhe dokumente që rrëzojnë përfundimisht zgjedhjet e 14 majit !

0
501

Ish-kryeministri Sali Berisha në një konferencë për mediat ka denoncuar sot duke paraqitur fakte dhe video që rrëzojnë në mënyrë përfundimtare, zgjedhjet e 14 majit.

Zgjedhjet e 14 majit janë procesi më i shëmtuar, më i pabarabartë, procesi në të cilin u ushtruan të gjitha format e presionit mbi zgjedhësit shqiptarë -tha ai.

Pjesë nga fjalimi:

BerishaE them përsëri, që përsëritja e të njëjtës temë nuk është ndonjëherë atraksion për mediat, por kur është një gjë themelore, shmangia e saj përbën një gabim të pafalshëm.

Pikërisht kjo më detyron mua të paraqes për të shumtën herë tek ju, fakte dokumente të cilët demaskojnë dhe rrëzojnë në mënyrë përfundimtare, zgjedhjet e 14 majit si procesi më i shëmtuar, më i pabarabartë, si procesi në të cilin u ushtruan të gjitha format e presionit mbi zgjedhësit shqiptarë, si procesi në të cilin ditën e zgjedhjeve në qendrën e votimit me kaosin e qëllimshëm të krijuar, me pushtimin e tyre nga një lukuni e tërë punonjës administrate që u sollën si polici elektorale, politike, proces zgjedhor nuk ka pasur.

Ne po finalizojmë raportin në të cilin faktojmë të gjitha aspektet e rënda të dhunimit të këtyre zgjedhjeve. Ndaj dhe këtë bisedë me ju do ta filloj me këtë çështje.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here