Nga njëra anë e legalizojnë, nga ana tjetër flasin për luftë ndaj kanabisit. Çuçi në Durrës: Godisni fort!

0
105

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, mblodhi sot pasdite në Lezhë strukturat vendore të policisë së qarqeve Lezhë, Shkodër dhe Kukës. Bashkë me drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nano, Çuçi kërkoi intensifikimin e punës dhe forcës goditëse kundër çdo tentative të kultivimit të kanabisit.

“Jemi në stinën e mbjelljes prandaj vëmendja e Policisë së Shtetit duke filluar që nga inspektorët bazë në terren dhe deri tek drejtuesit më të lartë duhet të jetë maksimale. Përveç monitorimit të përvitshëm që bëjmë nga ajri me mjete të Guardia di Finanza dhe me dronë, do të kemi shumë shpejt edhe pamjet e shërbimint satelitor për një kontroll të më plotë të territorit në të gjithë vendin”, ka thënë Çuçi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here