United ofertë të çmendur për dyshen Messi-Neymar

0
159

 

 

mmmwManchester United tremb Barcelonën. Sipas asaj që shkruan e përditshmja katalanase “El Mundo Deportivo” e cila i referohet një burimi të gazetës angleze “The Sun”, Djajtë e Kuq po përgatisin një ofertë bombë për të transferuar në Old Trafford dy yjet e Barcelonës, argjentinasin Lionel Messi dhe brazilianin Neymar. Sipas “The Sun”, Manchester United pritet ti vendosë në pjatë Barcelonës shumën e çmendur të 350 milionë stërlinave rreth 490 milionë eurove pasi dëshiron me cdo kusht të ketë në gjirin e saj këta dy futbollistë. Përvec Messit dhe Neymar trajneri i Djajve të Kuq holandezi Louis Van Gaal pëlqen edhe uruguianin Luis Suarez, dhe nëse nuk arrin te asnjëri prej dy të parëve mund të hidhet në sulm pikërisht për El Pistoleron. Vështirë se Barcelona do të priviohet nga dy prej lojtarëve të saj më të mirë por nëse ajo që shkruan “The Sun” rezulton e vërtetë edhe katalanasit duhet të mendohen mirë se çfarë vendimi do të marrin, pasi me 490 milionë euro në arkat e tyre mund të sigurojnë buxhetin e klubit për vitet në vazhdim. “The Sun” e argumenton shkrimin e saj me faktin se “Barca” mund të jetë e detyruar të shesë dy yjet e saj pasi ka probleme financiare.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency