Garcia: Fitojmë ndaj Torinos dhe kthehemi në garë

0
151

 

 

ggPër të shmangur një krizë akoma edhe më të thellë pas humbjeve ndaj Barcelonës dhe Atalantës, Roma duhet të rikthehet në rrugën e sukseseve, një mision aspak i lehtë duke ditur që ndeshjen e radhës verdhekuqtë do ta kenë ndaj Torinos së Venturës në transfertë. Por pavarsisht momentit jo të mirë që po kalon Roma trajneri i skuadrës kryeqytetase francezi, Rudi Garcia u shfaq optimist në konferencën për shtyp në vigjilje të kësaj sfide. Lajmi i mirë për të gjithë tifozët e Romës është se sulmuesi nga Bregu Fildishtë Gervinho është riaftësuar nga dëmtimi dhe do të luajë ndaj formacionit Granata. ” Vetëm duke punuar fort dhe duke dhënë gjithçka në fushë për të fituar ndeshjen e radhës, mund të lëmë pas këtë moment negativ. Darka që organizuan futbollistët me njëri-tjetrin? Një sinjal i bukur, kjo tregon që skuadra është e bashkuar dhe i gjithë grupi i lojtarëve dëshiron ta hedhë pas krahëve këtë periudhë negative”. Më pas Garcia foli edhe për kundërshtarin, ndërsa u ndal edhe te disa individë të skuadrës së tij. “Përballë Torinos asnjë skuadër nuk e ka të thjeshtë. Ventura ka ndërtuar një ekip shumë kompetitiv dhe ne duhet të zhvillojmë një ndeshje perfekte për të marrë tre pikët. Gervinho dhe Castan janë gati ndërsa Salah e Totti ende jo. Szczesny apo De Santcis? E rëndësishme është që do të hedhim një portier në fushë. Për mua të dy portierët që kam në dispozicion zotërojnë cilësi të mëdha”.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency