Basha për çështjen CEZ : Rama, bllokoi hetimin ndërkombëtar dhe shpalli veten të pahetueshëm

0
121

 

bashKryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka dënuar mosvotimin në Kuvend të kërkesës së opozitës për hetimin ndërkombëtar të aferës së CEZ. Basha ka akuzuar Ramën, se bllokoi hetimin ndërkombëtar dhe shpalli veten të pahetueshëm. Jashtë akuzave, kreu i demokratëve nuk la as kreun e Kuvendit, Ilir Meta, për të cilin tha se është i çuditshëm fakti që grupi i LSI nuk i bindet kryetarit të tyre(Metës) vetëm në rastin e hetimit për skandalin e CEZ.

 

“Mbrëmë Rama shpalli veten të pahetueshëm për akuzat në aferën korruptive të CEZ. Me forcë arbitrare të kartonave në Kuvend, mori për vete një tjetër imunitet. Që dje një standar i zi i Ramës është konsoliduar tashmë edhe me ligj në Parlament. Ky është që ligji që vlen për këdo përveçse për Edi Ramën. Nga dje, afera CEZ është kthyer në shembullin më ulëritës të padrejtësisë. Dje opozita kërkoi votimin e ligjit që do hiqej pengesa absurde për mos hetimin e aferës 600 milionë Euro. Sot kur zyrtarët më të lartë të FIFA në botë hetohen nga prokurorë amerikanë, sot në mënyrë të pacipë Qeveria Shqiptarë ka vendosur të ndalojë ekspertizën e huaj, sepse rama i trembet të vërtetës. Dje Rama ndau akuzuesit e vërtetë nga ata që duan të bëjnë lojra politike. Me aktin e djeshëm Rama provoi se është  në krye të kësaj vjedhje, kjo aferë nuk mbyllet me hipokrizinë. Mos hapni shampanjën për të festuar fitoren mbi ligjin dhe interesat e qytetarëve shqiptarë. E çuditshme edhe si grupi i LSI nuk i bindet Metës vetëm për aferën e CEZ”.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency