600 persona u futën ilegalisht në SHBA, grupi fitoi 15 mln dollarë

0
147

shhhhhhh

 

Teksa mirëpriti vendimin e gjykatës së Gjykatës së Krimeve të Rënda për të dënuar me 59 vite burg 5 personat e akuzuar për trafik klandestinësh nga Shqipëria në drejtim të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Ambasada Amerikane në Tiranë thotë se organizata kriminale është përgjegjëse për hyrjen e paligjshme të më shumë se 600 shtetasve shqiptarë në Shtetet e Bashkuara gjatë periudhës së shkurtër që ishte në veprim. Grupi kriminal siguroi mbi 15 milionë dollarë si të ardhura duke shfrytëzuar shpresat dhe ëndrrat e emigrantëve dhe duke vënë në rrezik jetën e tyre. Veprimtaria e grupit zë fill nga muaji dhjetor i vitit 2013 e në vijim. Ata kanë trafikuar persona nga zona të ndryshme të Shqipërisë, kryesisht nga zona e Shkodrës dhe e Malësisë së Madhe. Për gjetjen e personave ishte i angazhuar shtetasi Fatmir Bakalli. E gjithë lëvizja kryhej nëpërmjet pagesave nga 24 mijë $ deri në 25 mijë $. Prokuroria thotë se i ishte shqiptaro-maqedonasi Nertil Pervizi, që i priste klandestinët në Maqedoni ose Bullgari. Atyre u sigurohej pajisja me dokumente identifikimi bullgare të falsifikuara.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency