Hetimet /Grabitja e 3.8 mln euro në Qafë-Kashar6 në pranga, asnjë gjurmë nga autorët

0
138

 

 

djBanka e cila ka ngarkuar thasët me para në furgonin e blinduar, ka njoftuar se brenda tij ishin 3.8 milion euro, por në valutë paund dhe dollarë. Sipas prokurorisë, kjo shumë ishte marr nga zyrat qendror të bankës së nivelit të dytë në vend, dhe po transportohej për në aeroportin e Rinasit nga ku do të transferoheshin drejt një banke në Austri.

 

Pas grabitjes me armë të 3.8 milionë eurove gjatë transportit të tyre drejt aeroportit të Rinasit, policia ka vënë në pranga 5 rojet private që shoqëronin automjetin dhe administratorin e shoqërisë së ruajtjes fizike. Mbi Alban Sharrën, Agron Ademin, Agron Llohan, Niko Priftin, Eduard Metollarin dhe Artan Manen është ngritur akuza e “shpërdorimit të detyrës”. Me veprimet dhe mos veprimet e tyre ata dyshohet se, kanë lejuar që të ndodhë grabitja. Sipas hetuesve automjeti i blinduar në të cilën ndodheshin paratë nuk duhet të ndalonte, pasi kjo gjë është e shkruar në rregullore. Kjo sipas prokurorëve është shkelja e parë që kanë kryer personat e arrestuar. Pas këtij momenti autorët të cilët kanë qenë 5, të veshur me uniforma policie kanë thyer me mjete të forta xhamat e mjetit të blinduar. Në kërcënimin e armëve ata kanë marrë thasët më para. Më pas janë larguar me mjetit e tyre në drejtim të rrugës dytësore përgjatë autostradës Tiranë – Durrës dhe pranë urës së Limuthit e kanë djegur makinën. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se makina është hedhur në erë me një sasi lëndë eksplozivi. Nga marrja në pyetje e personave të arrestuar rezulton se autorët kanë qenë nga veriu i Shqipërisë. Prokurorët kanë kërkuar nga policia kamerat e sigurisë së bizneseve që ndodhen në zonë për të parë nëse përftohen elementë të vlefshëm për hetimin. Dyshohet se autorët mund të jenë larguar në drejtim të Fushë – Krujës, por ende nuk ka një asnjë person të shoqëruar si i dyshuar për ngjarjen.

 

Shuma e parave

Banka e cila ka ngarkuar thasët me para në furgonin e blinduar, ka njoftuar se brenda tij ishin 3.8 milion euro, por në valutë paund dhe dollarë. Sipas prokurorisë, kjo shumë ishte marr nga zyrat qendror të bankës së nivelit të dytë në vend, dhe po transportohej për në aeroportin e Rinasit nga ku do të transferoheshin drejt një banke në Austri. Burimet thonë se në afërsi të kthesës së Laknasit, automjet tip fuoristradë i ka prerë rrugën dy automjeteve të firmës private “Rogat Security”, duke i zënë rrugën. Nga mjeti, thonë burimet kanë dal 4 persona të armatosur me Kallashnikov duke kërkuar të hapin derën e furgonit transportues. Sipas dëshmisë së personave tashmë të arrestuar, punonjës të kompanisë private grabitësit nga dialekti mendohet se ishin nga zona e veriut. Në këto kushte, ata kanë arritur me vare të hapin derën dhe të marrin e ngarkojnë në makinën e tyre thasët me 3.8 mln euro. Nën kërcënimin e armës dhe dy të shtënave në ajër, ata kanë bindur punonjësit të mos lëviznin, duke I marr njërit prej tyre edhe armën “Kallashnikov”. Disa kilometra larg vendit të ngjarjes, grabitësit mësohet se kanë braktisur mjetin e tyre të tipit fuoristradë të cilit i kanë vënë flakën me shpërthim, duke djegur edhe rrobat e tyre. Më pas nga vendi i djegies së makinës, janë larguar me një mjet tjetër i cili i priste në atë zonë pa arritur të kapen nga policia.

 

Të arrestuarit

Ndërkohë me urdhër të prokurorisë, policia ka arrestuar gjashte punonjësit e Shoqërisë Private të Sigurimit Fizik “Rogat Security 1”. Në pranga kanë përfunduar për akuzën e ”Vjedhjes me armë, kryer në bashkëpunim” administrator i kompanisë Artan Mane dhe punonjësit Alban Sharra, Agron Ademi, Agron Lloha, Niko Prifti dhe Eduard Metollari. Arrestimi i tyre, sipas prokurorisë është bërë për shkak se nuk kanë respektuar rregullat e ruajtjes dhe transportit të vlerave monetare, duke ngritur dyshime se mund të kenë bashkëpunuar me grabitësit.

Sipas prokurorisë, është kërkuar nga policia e shtetit të bëjnë krehjen e zonës për rreth vendit të ngjarjes si dhe sekuestrimin e pamjeve filmike të kamerave të sigurisë të bizneseve që ndodhen në atë zonë. Për të parë nëse mund të identifikojnë mjetin e largimit apo fytyrën e ndonjërit prej grabitësve, që dyshohet se janë profesionist në grabitjet me armë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency