Babai i aktorit të ndjerë Paul Walker , padit Porsche

0
147

 

paulllBabai i aktorit të ndjerë Paul Walker ka paditur kompaninë Porsche për vdekjen e yllit të “Fast&Furious” në aksidentin e vitit 2013.

Paul William Waker III, që tani është pronar i pasurisë së aktorit, ka paditur Porsche Carreran për mungesë të veçorive të sigurisë, që mund të kishte shpëtuar jetën e aktorit.

Në akuzën e tij, ai ka përmendur dyert dhe sistemin e kontrollimit të frenimit, me të cilat ai beson se djali nuk do t’i kishte vdekur.

Walker ishte pasagjer në një model të Porsche Carrera GT 2005, që vozitej nga Roger Rodas, në kohën kur shoferi humbi kontrollin e automobilit dhe pësoi aksident në Los Angeles, që i la të dy të vdekur. Aksidenti kishte ndodhur në nëntor të 2013-ës.

Edhe gruaja e Rodasit, Kristine, ka akuzuar Porsches për këtë aksident.

Porsche akoma nuk është përgjigjur në këto akuza.

Ajo më parë kishte mohuar akuzat e vajzës së aktorit të ndjerë, Meadow, që po ashtu kishte akuzuar kompaninë për mos-pajim të automobilit me veçoritë e sigurisë

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency