“Masa e arrestit merret nga Rama”/ Baçi: Ahmetaj doli nga rreshti, refuzoi të bëntë burg për partinë

0
99

Deputeti demokrat Luan Baçi komentoi kërkesën e SPAK për arrestimin e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj.

Në një intervistë për Ora News, ai u shpreh se ashtu sikurse u veprua me kolegët e tjera, masa paraprake merret nga Rama me largimin e tyre nga pozicionet ekzekutive.

Ai tha se Ahmetaj ka dalë nga rreshti i partisë dhe nuk ka pranuar që të bëjë burg për partinë.

BaçiRama është i qartë në veprimet që kryen. Ashtu sikurse u vepruar me kolegët e tjera, masa paraprake merret nga ai me largimin e tyre nga pozicionet ekzekutive. Është e njëjta skemë që u përdor edhe me Tahirin. Ishte një bashkëpunim shumë i mirë mes Ramës dhe ish-ministrit të Brendshëm dhe rezultati i duke edhe nga mënyra se si u duk dhe tashmë e kemi në shtëpi Tahirit. Ai ka dalë edhe nga sytë e publikut tashmë, sepse ndodhin skandale përditë.

Aktakuza e Ahmetaj është një akuzë shumë e rëndë dhe parashihen shumë vite. Mendoj se Ahmetaj ka dalë nga rreshti i partisë dhe nuk ka pranuar që të bëjë burg për partinë. E shoh si një gjë pozitive këtë dalje nga rreshti.

Ahmetaj nuk ka pranuar që të marrë përgjegjësinë për inceneratorët. Duket se ka një plan se do të shkojnë deri aty për ta mbyllur këtë historisë, me ca aktorë që janë futur disa aktorë periferikë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here