Ankaraja dhe Moska pezullojnë përkohësisht fluturimet ushtarake në Siri

0
116

123

Turqia ka shtyrë përkohësisht fluturimet e saj ushtarake në Siri. Kjo duket se ka ardhur për të shmangur incidente të tjera me Rusinë.Burime diplomatike në Ankara bëjnë të ditur se vendimi u mor pas një marrëveshje me shtetin rus për të shmangur ngjarje tragjike, siç ishte ajo e rrëzimit të avionit rus nga forcat turke.Pezullimi i fluturimeve mund të zgjasë derisa Ankaraja dhe Moska të arrijnë në një dialog të përbashkët mes tyre. Gjithashtu, theksohet se janë mjaft të rëndësishme komunikimet ushtarake mes dy vendeve për të parandaluar tensione në kufi.Prej disa ditësh mes dy shteteve ka një krisje të marrëdhënieve.

Rusia në krah të Francës kundër ISIS

Presidenti i Francës Francois Hollande dhe ai rus Vladimir Putin zhvilluar një takim në Kremlin me fokus kryesor luftën kundër ISIS.

“Është koha për të marrë përgjegjësitë për atë që ka ndodhur. Kemi nevojë të krijojmë një koalicion të madh kundër armikut tonë të përbashkët ISIS”, është shprehur Hollande.

Ndërsa presidenti rus Vladimir Putin theksoi se është i gatshëm të bashkëpunojë me Francën për të luftuar ISIS. Kremlini i ka konfirmuar Francës mbështetje në luftën kundër terrorizimit. “Ne jemi të gatshëm, madje  e konsiderojmë mjaft të nevojshëm bashkëpunimin në këtë kohë”, ka thënë Putin.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency